Edi Rama, politikani i vetëm në Europë që në 8 vite bëri gjithçka për të penguar integrimin

Berisha: Brukseli mosbesues ndaj Edi Ramës
“Nga Brukseli kushte dhe mosbesim për Edvinin, mjerisht dhe për integrimin”. Kështu e nis një postim të tij në Facebook ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka reaguar për vizitën e Edi Ramës në Bruksel. Berisha shkruan se “Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehën se përcaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë do të jenë qëndrimet e qeverisë ndaj opozitës, të drejtave të njeriut, administratës publike, parlamentit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Sikurse, lideri historik i demokratëve thekson se Rama dhe integrimi janë të papajtueshëm, pasi ai hyri në histori si politikani që për 8 vite me radhë bëri gjithçka për të penguar integrimin e vendit të tij në BE. “Në Bruksel, kushte dhe mosbesim ndaj Ramës! Të dashur miq, nga Brukseli kushte dhe mosbesim për Edvinin, mjerisht dhe për integrimin.... Kështu pas kërcënimeve dhe revanshit të Ramës ndaj Presidentit, opozitës, institucioneve kushtetuese, administratës, Parlamentit, vendimit të tij antikushtetues për të hequr foton e Presidentit të Republikës nga zyrat e shtetit, Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehën se përcaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë do jenë qëndrimet e qeverisë ndaj: 1- opozitës, 2- të drejtave të njeriut, 3- administratës publike, 4- parlamentit, 5- luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe se “javët e ardhshme do të jenë kritike, vendet anëtare po vëzhgojnë me kujdes”. Ndërsa Kryetari i Parlamentit Schulz tha se statusi mund te merret para zgjedhjeve europiane, d.m.th nga pranvera. Kurse ne Komisionin e Jashtëm Jelko Kacin pyeti z.Rama se si do ta luftoje ai korrupsionin ne Partine Socialiste. Me fjale te tjera PS parti e korruptuar. Udhëheqja e Brukselit ka ndjenja miqësore për Shqipërinë, por e dinë se Rama është politikani i vetëm në Europë që 8 vite me radhë bëri gjithçka për të penguar integrimin e vendit të tij në BE. Rama dhe integrimi nuk pajtohen!”, mbyll komentin e tij, Berisha.