Ne Kuvend do te jene prezente te dy protretet dhe Nishani dhe Ismail Qemali
Ndryshe nga cfare u vendos ne mbledhjen e pare te qeverise Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta do te vazhdoje ta mbaje ne zyren e tij fotografine e presidentit. Se bashku me te, do te jete edhe fotografia e Ismail Qemalit-, tha Meta. Nderkohe presidenti Nishani e cilesoi nje xhest joserioz vendimin e qeverise, por siguroi se me punen e tij do te jete garant i Kushtetutes.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e konideroi si të padëgjuar dhe jo serioze vendimin e kryeministrit Edi Rama për heqjen e fotos së kreut të shtetit nga zyrat e administratës shtetërore. “Heqja e fotos nuk është punë, por xhest. Nuk kërkon punë, lodhje, fantazi. Ksuhtetuta përcakton se presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e vendit”, vlerësoi Presidenti. Duke vlerësuar makismalisht figurën e Ismail Qemalit, Nishani tha se i takon historisë dhe se përcaktimet si kundërshtarë politike nuk janë të denja. “Sforcimet për ta vendosur presidentin si kundërshtar politik nuk janë të denja për demokracinë. Besoj se shqiptarët kanë nevojë për bashkim, punë, zhvillim ekonomik. Presidenti do të jetë në shërbim të unitetit të popullit dhe ekzistojne hapësirat ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës”, vuri në dukje Nishani. Presidenti i Republikës bëri këto deklarata gjatë konferencës së përbashkëpt për shtyp me presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Krerët e shteteve evidentuan nevojën e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në rajon.