Peter Stano Fjala kyce per Shqiperine eshte perparimi ne BE
Gjate vizites se tij ne Bruksel, kryeministri I Shqiperise Edi Rama eshte takuar sot edhe me komisionerin per zgjerimin Stefan Fule. Zedhenesi i Komisionit Europian Peter Stano ne nje interviste per abc neës pas ketij takimi tha se komisioneri Fule i kishte percjelle kryeministrit shqiptar mesazhin e qarte te Brukselit zyrtar se nevojitet ende pune deri ne paraqitjen e progres raportit te BE per Shqiperine ne mes te muajit tetor.
Në vijim intervista e plotë e Peter Stano për abc news
Kryeministri Edi Rama u takua me komisionerin Stefan Füle. A kanë qenë fjalë kyçe bashkëpunimi ndërpartiak për integrimin europian? Opozita ankohet aktualisht se qeveria po përdor një gjuhë kërcënuese ndaj saj.
Peter Stano: Fjala kyçe për Shqipërinë është që të avancojë përpara në rrugën e integrimit europian. Siç e tha dhe presidenti Barroso, çdo qeveri në Shqipëri duhet të bëjë gjithçka për ta çuar vendin përpara në rrugën e integrimit. Për të arritur këtë, nevojitet dialog konstruktiv ndërpartiak. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të ketë këtë dialog së pari me opozitën por edhe me shoqërinë civile, si dhe me aktorë të tjerë rajonalë , apo shtetet anëtare. Kjo ishte një pikë kyçe në diskutimin midis komisionerit dhe kryeministrit. Ata janë ndalur gjithashtu te masat që Shqipëria duhet të ndërrmarrë. Sfidat më të rëndësishme janë ato kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe plotësimi tërësor i 12 prioriteteve. Këto kanë qenë temat e diskutimit që ka qenë i detajuar për masat që duhen të ndërrmerren.
Ju sapo e përmendët luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dihet publikisht që është një prioritet. Por sa konkrete dhe sa premtuese ishin masat që kryeministri Edi Rama i propozoi komisionerit ?
Peter Stano: E kemi thënë gjatë gjithë vitit, se ne do të përqëndrohemi te aprovimi i dy ligjeve dhe i rregullores së Kuvendit, në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe hetimet proactive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Cdo gjë do shpallet në progres raportin që do të publikohet në mesin e tetorit dhe do mësoni detajet se çfarë masash mbeten për tu plotësuar.
Dëgjuam presidentin e Komisionit të thoshte qartazi se mbeten disa javë, se sytë e shteteve anëtare janë te qeveria e re. Dhe nëse s’merren masa konkrete, janë shtetet anëtare ato që s’do të binden. A e përcolli këtë mesazh dhe komisioneri Füle ?
Peter Stano: Sigurisht, duke qenë se presidenti i Komisionit flet në emër të gjithë Komisionit. Mesazhi që ne përcjellim përmban edhe pritshmërinë e shteteve anëtare. Qëndrimi i Komisionit do të shpallet në mes të tetorit. Kanë mbetur edhe disa javë. Ne do të vlerësojmë atë që do bëhet dhe që është bërë deri tanI. Qeveria e re ka disa javë përpara të tregpjë se çfarë është e zonja të bëjë dhe çfarë vullneti mund të tregojë për këtë. Por progress-raporti është një vlerësim i një pune dymbëdhjetë mujore nga tetori i shkuar në tetorin e ardhshëm. Dhe mbetet ende kohë për të arritur rezultate.