E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohet hetimi për autobusin “Nish Ekspres”

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviç deklaroi se hetimi lidhur me sulmin ndaj autobusit të “Nish Ekspres” në vendin Livadice është suspenduar, por se mund të përtëritet nëse në ndërkohë paraqiten dëshmi të reja.

“Është shumë me rëndësi që autori apo autorët të arrestohen dhe të përgjigjen para drejtësisë dhe që familjet e të vdekurve dhe të plagosurve të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me më të dashurit e tyre”, tha Gudeleviç për radio Kim, transmeton Koha.
Nëse paraqiten dëshmitë, EULEX-i është i gatshëm të përtërijë hetimin, theksoi Gudeleviç. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›