E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga, prioritet për Real Madridin

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se marrja e kurorës së kampionit të La Ligas nga Barcelona është prioriteti kryesor i Real Madridit këtë sezon.

“Dua të fitoj La Ligan. Mendoj se ky është prioritet për klubin. Sigurisht se nëse fitojmë La Ligan dhe kemi mundësi të triumfojmë edhe në Ligën e Kampionëve do të ishte mirë, apo jo ? Real Madridi duhet të mendoj për synime të mëdha sepse ky është njëri prej ekipeve më të mira në botë. Do të punojmë shumë këtë sezon dhe të mundohemi të fitojmë gara të rëndësishme” tha Ronaldo në premierën e Castrol EDGE që prezantoi projektin, Ronaldo Tested to the Limit.

Ylli portugez ka fituar tre tituj në Premierligë me ish klubin e tij Manchester United por ende nuk ka shikuar sukses në La Liga prej transferimit në Spanjë më 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›