E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Lezhë, protestë kundër homoseksualëve

Lezhë, 6 mars, NOA Një protestë kundërhomoseksualizmit është zhvilluar dje në mbrëmje në Lezhë nga dhjetëra djem të këtijqyteti, në shenjë reagimi ndaj deklarimit të një personazhi të një reality shouse ai kishte prirje homoseksuale.

Duket se një pohim i tillë, i bërë me guxim nëpublik nga një ekran televizori, ka nxitur zemëratën e tyre për ti nxjerrë nërrugë të madhe duke protestuar rreth 100 qytetarë të moshave nga 15 deri në 50vjeç, pjesa më e madhe e tyre të rinj.

Ata kanë theksuar se djaloshi në fjalë nukështë lezhjan, porse familja e tij ka ardhur në Lezhë në vitet '80-të, dukeshtuar se Lezha nuk e meriton njollën e "homoseksualitetit".

Ai ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe të kombit shqiptar. Nuk duam që kyfenomen të kthehet në një "epidemi". Lezhjanët janë shquar siintelektualë dhe janë të njohur në mbarë botën për historinë, traditën dhekulturën dhe jo për homoseksualitet, janë shprehur disa prej tyre gjatëprotestës.

Duke shtuar se nëse miratimi i ligjit për homoseksualët është kusht për tëhyrë në Evropë, ata duan të ruajnë krenarinë e kombit shqiptar, kuhomoseksualiteti sipas tyre nuk është njohur dhe trashëguar kurrë.

Më tej, qytetarët lezhjanë më pas kanëmarshuar në bulevardin "Gjergj Fishta", duke u bërë ftesëbashkëqytetarëve të tyre që të bashkohen kundër, siç e quajtën ata"fenomenit Klodi".

Duke shtuar maje se do të vazhdojnë tëprotestojnë edhe në Tiranë.

Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak kohë pasiKuvendi ka ligjëruar nismën për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me prirje tëndryshme seksuale.

Ndërkaq, lidhur me këtë protestë ka reaguarmenjëherë Aleanca Kundër Diskriminimit të Homoseksualëe LGBT, sipas të cilës, shfaqjetë tilla që frymëzojnë dhunën dhe urrejtjen mes grupeve të ndryshme në shoqëri.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›