Në FSK konkurrojnë 130 minoritarë
Rreth 130 pjesëtarë të minoriteteve, prej tyre 30 serbë, disa edhe nga pjesa veriore e Kosovës, kanë aplikuar për të qenë pjesëtarë të FSK-së, ka bërë të ditur zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori.
Pas takimit që ka zhvilluar në Mitrovicë me kryetarin e këtij qyteti, Avni Kastrati, zëvendësministri i FSK-së ka thënë se në veri të vendit janë duke funksionuar disa ekipe mobile me qëllim të rekrutimit të pjesëtarëve të komuniteteve.
Brajshori ka shtuar se për procesin e rekrutimit interesimi është shumë i madh. Sipas tij, në këtë fazë të rekrutimit, që do të zgjasë deri me 12 mars, në përgjithësi janë tërhequr rreth 9 mijë aplikacione, ndërsa janë dorëzuar 5 mijë sosh.
Brajshori ka thënë se është inkurajues interesimi i pjesëtarëve të komuniteteve në gjithë vendin.