E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Libi s’e llogarisin më Gadafin, rebelët marrin nënkontroll kufirin tokësor me Tunizinë

27-08-2011 / Gazeta 55

Rezistenca ushtarake e besnikëve të kolonelit Muamar Gadafi është në rënie të vazhdueshme, ndërsa janë rebelët ata që po marrin nën kontroll hapësira më mëdha territoriale. Rënia e kryeqendrës së Libisë, Tripoli, më herët qyteti i Bengazit ku Gadaf kishte mbështetjen më të madhe ideologjike, por së fundmi edhe vendlindja e tij, qyteti Sirte, duket se kanë demotivuar celulat regjim-mbështëse të kolonelit diktator. Prej dy ditësh rebelët vazhdojnë të zgjerojnë dhe të konsolidojnë kontrollin në të gjithë Libinë. Kësisoj, dje në mesnatë ata kanë shtirë në dorë pikën kufitare të Ras Jdir, që lidh Libinë me Tunizinë fqinje. Forcat besnike të Gedafit, mbrëmjen e së premtes u detyruan të tërhiqeshin prej kësaj pike. Dëshmitarë thonë se rebelët ngritën flamurin e revolucionit në pikën doganore. Agjencitë e lajmeve tuniziane raportojnë për të shtëna, por dëshmitarët thonë se nuk ka patur luftime serioze dhe as viktima. Kanë qenë besnikët e Gadafit ata që janë tërhequr pa kushte dhe pa shkëmbime zjarri. Ende nuk dihet nëse ka të dorëzuar nga forcat mbështëse të Gadaf, por OKB ka bërë thirrje për mos ekzekutim të pengjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›