E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama gënjen edhe për vendin e pushimit

28-08-2011 / Gazeta 55

Kryetari i opozitës mendon ende se bëhet politikë, duke vegjetuar me gënjeshtrat për jetën private, të cilat kthehen në një legjendë publike. Edi Rama gënjen edhe për vendin e tij të pushimit, fyen banorët e gjithë bregut jonian, kur thotë se ishte në Qeparo, ndërkohë që dërgonte kabllo mediatike nga përtej Adriatikut. Dalja në ilegalitet është një formulë e huazuar nga stalinizmi dhe enverizmi, por në demokraci, kjo metodë s’jep rezultate, edhe nëse ato kërkohet të këmbehen me shantazhe për lënien e vendit jashtë BE-së

Për të disatin vit radhazi, që kur nuk mbahet mend, Edi Rama vazhdon të kalojë një kohë të konsiderueshme nën pretekstin e “pushimeve”, jashtë vendit…
Po, për të disatin vit radhazi, që kur nuk mbahet mend, Edi Rama vazhdon të gënjeje, duke përhapur fjalë lartë e poshtë se është me pushime në Shqipëri…., biles…, biles, me guxim, jo aq për ta pasur zili, pretendon se pushimet i bën në Qeparo…
Mjafton një logjikë e thjeshtë, për të “nxjerrë zbuluar” gënjeshtrën e përvitshme të Edi Ramës...
Sipas kësaj logjike, në qoftë se ai do të ndodhje me pushime në Shqipëri, do e kishte “marrë mundimin”, të paktën një herë të vetme dhe e-mailin e radhës, qoftë për minatorët e Bulqizës, qoftë për raportin e OSCE/ODIHR, apo qoftë për fatin e Gadaffit, dërguar mediave, do e lexonte vetë para kamerave të televizioneve.
Ja ku është Qeparoi...
Për të mos thënë, se në një prej shumë ditëve të ngarkuar për Kolë Nikollajn, aleatin e tij politikë, nuk do e braktiste në Bulqizë, duke mos i lënë kohë, të themi, as sa ai të ndërronte xhaketën “jeans”, që u bë më emblematike, se sa greva e urisë së minatorëve... Të paktën, do të kishte gjetur kohë, ja ku është Qeparoi, për tu shfaqur përkrah Kolë Nikollajt dhe “për t’ia mbështetur”, të paktën, qëndrimet e tij sindilakiliste...
Dale..., dale...!
Me qenë se ra fjala te Qeparoi...?!
Ka internet atje, në Qeparo, të cilin Edi Rama, të mund ta përdorte për të shpërndarë e-mailet nëpër media...?
Larg dozave të cinizmit, një gjë është më se e vërtetë... Nuk mund të presësh ndonjë gjë tjetër nga ky njeri i cili gënjen për çdo gjë…, deri duke hapur fjalë se është në Qeparo, kur është jashtë vendit…
Me këtë mënyrë sjellje, prej gënjeshtari, ai fyen edhe banorët e Bregut…
Problemi është, për çfarë arsye, nuk e fsheh hobby-në për të gënjyer deri në këtë farë mase.
Në fakt, arsyet janë më shumë se një.
Kryetari i opozitës mendon ende se bëhet politikë, duke vegjetuar me gënjeshtrat për jetën private, të cilat kthehen në një legjendë publike.
Brenda këtyre legjendave publike, nuk ka asgjë të keqe, që ai si “njeri i gjallë”, të shfrytëzojë këtë kohë “pushimesh”, për trajtim mjekësor (larg vëmendjes), për vese që ai demonstron në mënyrë të përsëritur edhe kur nuk është me pushime.
Brenda këtyre legjendave publike, Edi Rama gjithashtu, mund të ndihet “më i lirë”, për mënyrën e të kaluarit të “pushimeve”, ku ai ndoshta ka dëshirën e zjarrtë, jo aq nga vapa e stinës, për të dalë në plazh lakuriq. Sigurisht, këtë ai nuk mund ta bëjë në Qeparo..., se pastaj...
Por, më tepër se këto arsye, dalja në ilegalitet e Edi Ramës, është një formulë e huazuar nga stalinizmi dhe enverizmi...
Por në demokraci, kjo metodë s’jep rezultate, edhe nëse ato kërkohet të këmbehen me shantazhe për lënien e vendit jashtë BE-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›