Një i vdekur në aksident trafiku në Raushiq

Pejë, 25 gusht - Ramadan Lataj (66) nga Carrabregu i Deçanit kë mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku. Ai po ngiste veturën e tij të tipit Wolsfagen Golf dhe në përpjekje për të hyrë në parkingun e hotel “Alaska”, në rrugën magjistrale Pejë-Deçan, në fshatin Raushiq, goditet nga makina e tipit Audi A-8, të cilën e ngiste një 59-vjeçar nga Peja. Sipas zyrtarit për shtyp të DPK-së në Pejë, Zeqir Kelmendit,
Lataj ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa i dyshuari për shkaktim të aksidentit është arratisur. Mirëpo, po sipas policisë, më vonë është arrestuar dhe është në mbajtje.
Kelmendi ka përshkruar aksidentin shumë të fortë, ndërkohë që nuk ka dhënë emrat e të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.
Sipas tij aksidenti ka ndodhur rreth orës 13.00 të së mërkurës. Për viktimën ka treguar se prokurori ka liruar trupin e pajetë për ceremoninë familjare të varrimit.
Ai nuk ka dhënë identitetin e ngasësit të Audi-A 8. Burime të gazetës tregojnë se i prangosuri është Hasan Idrizi nga Peja, 59-vjeçar.
Brenda një muaji ky është aksidenti i dytë me fatalitet në këtë rrugë, në të njëjtin vend.