FBI: Si hetuam Almir Rrapon për vrasje trafik e rrëmbim

New York, 25 gusht - Arrestimi i Almir Rrapos ish- zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë brenda në ambasadën amerikane teksa po aplikonte për vizë nuk ka qenë i rastësishëm, por në vazhdën e një operacioni të FBI, i cili kishte nisur në qershor në SHBA, njofton sot Balkanweb.
Ish-sekretari i lartë administrativ i ministrit Ilir Meta akuzohet se është anëtar i një organizate ndërkombëtare kriminale që vepronte në Amerikë dhe drejtohej nga vëllezërit Krasniqi. Gati dy muaj pas arrestimit, ( më 2 korrik 2010) prokurorët e New Yorkut kopsisin dosjen e akuzave ndaj Almir Rrapos dhe 14 anëtarëve të tjerë të organizatës ndërkombëtare kriminale e cila drejtohen nga dy vëllezërit Krasniqi.
Të hënën ( më 23 gusht) në një gjykatë të New Yorkut prokurorët kanë dorëzuar akt padinë prej 37 faqesh. 27 vjeçari akuzohet se është anëtar i bandës së Krasniqit, një organizatë ndërkombëtare e krimit e akuzuar për vrasje, rrëmbim, trafik të lëndës narkotike, dhe veprimtari të tjera të paligjshme në Shqipëri dhe SHBA. Mediat vendase bëjnë të ditur se Organizata vepronte në Nju Jork, Konektikat dhe Micigan”.
Prokurorët në New York thonë se në 2005 Rrapo i njohur dhe me emrin “Miri” ka marrë pjesë në vrasjen e një burri në Queens të SHBA-së. Ai akuzohet gjithashtu se ka marrë pjesë në rrëmbimin e një bosi rival në trafikun e drogës.
Prokuroria thotë se organizata e Krasniqit kërkonte të pasuronte anëtarët e saj nëpërmjet skemave të ndryshme kriminale, duke përfshirë këtu dhe trafikimin e më shumë se 680 kg marihuanë dhe duke përdorur dhunën dhe armët në mbrojtje të territorit ku vepronte.
Mediat amerikane sqarojnë se ndaj Rrapos është ngritur akuza për vrasje, një rrëmbim, dy akuza për mashtrim dhe krime të tjera. Nëse ndaj 27 vjeçarit vërtetohen akuzat ai mund të përballet me burg të përjetshëm, informojnë mediat.
"Ky rast na kujton se, pavarësisht nga natyra gjithnjë e më global të krimit të organizuar, rreziqet e saj janë pikërisht këtu në rrugët e qytetit tonë” ka thënë prokurori i SHBA-së në Manhatan, Preet Bharara në një deklaratë të djeshme”, citojnë mediat amerikane.
Zyra e prokurorit të përgjithshmëm në Nju Jork njoftoi të martën dhe për arrestimin e një tjetër anëtari të kësaj organizate, Florian Veshi. 26 vjeçari ishte prangosur të hënën në Bruklin nga forcat e rendit që përfshinin pjesëtarë të Byrosë Federale të Hetimeve dhe policë të qytetit të Nju Jorkut.
Më 9 qershor 2010. 13 anëtarë të kësaj bande, përfshi dhe vëllezërit Bruno Krasniqi, 26 vjec dhe Sajmir Krasniqi, me banim në State Island u prangosën nga agjentët e SHBA-së ndërsa tre persona u shpallën në kërkim. Sipas policisë, banda kishte nisur aktivitetin e trafikut të marijuanës në vitin 2003 dhe ishin të pamëshirshëm në mbrojtje të territorit ku vepronin.