Në Lushnjë goditen arbitrat
Incidente si në Lushnjë edhe në Memaliaj. Në “Roza Haxhiu” janë goditur edhe gjytarët e takimit si dhe futbollistët e skuadrës së Bylisit. Madje kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkka të incidenteve dhe hedhjes së sendeve të forta në fushën e lojës. Kjo për shkak të një goli të anuluar për jashtëloje nga gjyqtari Janku në minutën e 55-të të takimit. Vendasit të ekzaltuar kanë hedhur fishekzjarre. Probleme ka pasur edhe në Memaliaj. Drejtori teknik i Partizanit, Naim Kënga, ka provokuar masën e sportdashësve me një gjest antisportiv. Kjo ka bërë që turma e tifozëve të hidhet në fushë dhe të godasë Këngën, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit që situata të normalizohej. Më pas, “demat e kuq” së bashku me gjyqtarët e takimit nën masa të forta sigurie janë shoqëruar deri në dalje të qytetit të Memaliajt, për të shmangur ndonjë incident të radhës.
Curri, dopietë
me Vorsklan
në Ukrainë
Debatik Curri ka shënuar dy gola në barazim jashtë fushe të Vorskla Poltavës në Dnipropetrovsk. Kosovari i Kombëtares shqiptare ka rezultuar deciziv në minutën e 30 kur barazoi rezultatin pas golit të parë të shënuar nga vendasit e Dnipro (Maksym Kalynychenko 23') dhe në minutën e 67-të pjesës së dytë kur Curri kaloi në avantazh përkohësisht Vorsklan nga pika e bardhë e 11-metërshit. Por 2 minuta më vonë vendasit barazuan po me penallti me anë të Evgen Seleznov.
Flamurtari
fiton Kupën
“Pavarësia”
Flamurtari i Vlorës është fituesi i edicionit të parë të Kupës “Pavarësia”, të zhvilluar dje, më 28 nëntor, në ditën përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kombit shqiptar. Në këtë turne morën pjesë Flamurtari i Vlorës (Shqipëria), FK Prishtina (Kosova) dhe Shkëndija e Tetovës. Të tri ndeshjet (nga 45 minuta secila) përfunduan me rezultatin 0-0. Flamurtari fitoi me penallti. Trofeun fituesit ja dorëzoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, Gjergji Thaka.