Në Maqedoni shpallen zgjedhjet e parakohshme
Kryeparlamentari i Maqedonisë Trajko Veljanovski, të premten nënshkroi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 5 qershor.
Ai u apeloi të gjithë aktorëve politikë të japin kontributin e tyre, që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike.
Shpallja e zgjedhjeve vije pas shpërbërjes së djeshme të Parlamentit, me çka përfundoi mandati i përbërjes së deritanishme, që u zgjodh gjithashtu në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 1 qershor të vitit 2008.
Zgjedhjet e 5 qershorit janë të dytat e llojit të jashtëzakonshëm, ndërsa të shtatat zgjedhje parlamentare nga pavarësimit të Maqedonisë.
Të parat u mbajtën në vitin 1990, pasuan ato të vitit 1994, të tretat në vitin 1998, të vitit 2002, të pestat në vitin 2006, ndërsa të fundit në vitin 2008.