E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje zhvishet kandidatja tregoi dy argumentet

Posterat e saj u konsideruan si denigrues për femrat e autoritetet qeveritare nxituan t’i heqin nga  muret e Menorka. Tani pamjet e tyre bëjnë xhiron e botës e për Sole Sançez, kandidate për zgjedhjet lokale, reklama nuk po njeh kufi.

Posterat ku kandidatja shfaqet gjysmë nudo nën parullën, “Kam dy argumenta të mëdha” u cilësuan si të dala mode, aspak koreherente për kohën ku jetojmë sipas institutit të  grave, Baleari.

Për Sançez, kandidaten e partisë Demokratike  që ka shkaktuar skandal dhe për pozat provokuese në revistën lokale Iris, një hap i tillë është skandaloz ndërsa për votuesin rasti më tipik se si kthehet një proces politik në një farsë.

"Gjithë fushata politike është  kthyer në zemërim kundër korrupsionit, dhe tani ekzibicionizëm ... politika është kthyer në një cirk,"- thotë një banor i ishullit.

Zgjedhjet lokale në ishujt Balerikë do të mbahen më 22 maj e me reklamën e paprecedent Sançez duket se i ka që tani numrat e duhur në xhep.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›