Në Maqedoni vetëm karta identiteti

Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri me dije se ‘Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, të nënshkruar më 19 shkurt 2008’, hyn në fuqi me 6 Prill, pra sot.
Nga vendimi do të përfitojmë më së shumti shqiptarët e Maqedonisë, të cilët do të mund të vijnë në Shqipëri më lehtë sot e tutje.
Marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikola Poposki në datën 14.12.2011 në Tiranë. Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe kartat e identitetit biometrike.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Këto marrëveshje do të lehtësojnë dhe nxisin lëvizjen e njerëzve, duke forcuar lidhjet ndërmjet popujve dhe bashkëpunimin rajonal. /S.Ll/Start/
2012-04-06 09:24