E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot President i Republikës zoti Rexhep Meidani priti në një takim me kërkesë të tij kryeministrin, zotin Pandeli Majko. Gjatë takimit u diskutua për cështje të ndryshme të aktivitetit të

Sot President i Republikës zoti Rexhep Meidani priti në një takim me kërkesë të tij kryeministrin, zotin Pandeli Majko.
Gjatë takimit u diskutua për cështje të ndryshme të aktivitetit të qeverisë, bashkëpunimit midis institucioneve, etj.
Presidenti Meidani shprehu vlerësimin e tij për disa prej arritjeve të kësaj qeverie, si në përmirësimin dhe zbutjen e pasojave të krizës energjitike, në uljen e inflacionit deri në nivelin aktual të rreth 3,8%. Ai konsideroi si inkurajuese punën e qeverisë Majko edhe në drejtim të luftës ndaj trafiqeve, që bëri kalimin e Shqipërisë nga grupi i tretë i vendeve problematike në grupin e dytë në listen e Departamentit të Shtetit. Duke ju referuar punës që po bëhet në fusha të tjera në planin e brendshëm, Presidenti Meidani vlerësoi intensifikimin e përpjekjeve dhe veprimtarisë për projektet në infrastrukturë, si edhe realizimin dhe perspektivat pozitive të programit social. Duke ju referuar marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit shqiptar, Presidenti Meidani konsideroi si mjaft pozitive firmosjen e Marrëveshjes me FMN-në dhe Bankën Botërore, shoqëruar me një paketë financiare mbështetjeje mjaft të fuqishme. Në takim u theksua se kapja e kohës së humbur dhe masat e shpejta të marra në vazhdimin e reformës dhe punës gjatë periudhës korrik-shtator do të bëjnë të mundur hapjen e negociatave me BE-në, në shtator.
"Në këtë kuptim", -nënvizoi në takim z Meidani,- "dhe veçanërisht në perspektivën e afërt të hapjes së negociatave, ajo që kërkohet sot, është vazhdimësia, stabiliteti politik dhe mbështetja e reformave nga të gjitha strukturat institucionale, shtetërore dhe partiake, nga shoqëria civile dhe opinioni publik dhe media e lirë, e pavarur e qytetare".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›