E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, lirohen udhëheqësit opozitarë

Pas 15 ditë burgimi janë liruar dy udhëheqësit e protestave kundër presidentit të ri të Rusisë, Vladimir Putin. Bëhet fjalë për blogerin e popullarizuar anti-Putin, Alexei Navalni dhe shefin e Frontit të së Majtës, Serghei Udaltsov.

Këta të dy ishin arrestuar më 8 maj pasi nuk iu bindën forcave të policisë. Më herët, Amnesty International i kishte cilësuar ata si të burgosur të ndërgjegjes. Gjatë burgimit, Udaltsov kishte nisur një grevë urie dhe ishte shtruar në spital.
 

Putin, i cili u betua si kryetar shteti më herët gjatë muajit, është përballur me protesta të shumta të popullsisë kundër lidershipit të tij, që nisën që para zhvillimit të zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›