Në Muçibabë e Novosellë kapen telefona e material ndërtimor

Gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Muçibabë, policia kufitare ka gjetur pajisje dhe telefona celularë pa dokumente përkatëse. Me kërkesë të prokurorisë së Gjilanit, është arrestuar Sertin Salihu, shtetas i Maqedonisë.
Prokurori i rastit, Arben Ismajli tha se Sertin Salihut i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse Menderez Spahiut i është konfiskuar vetura dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Si njofton Rajonipress, edhe në fshatin Novosellë të Kamenicës, policia kufitare ka ndaluar një autobus, në të cilin gjatë kontrollit në bagazhin e autobusit është gjetur një sasi materiali ndërtimor prej alumini, me vlerë rreth 4 950 euro, që transportonte mall nga Serbia pa dokumente përkatëse.
Sipas policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin, autobusi me mall është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/