E Diel, 1 Nëntor 2026

Grevistët: Kriminelët në veri po falen vetëm pse janë serbë

Të burgosurit në burgun e Dubravës nuk janë ushqyer me racionin e darkës në ora 17:00. Ata kanë refuzuar ushqimin meqë kanë vendosur të mbajnë grevë urie për ta kundërshtuar ligjin për amnisti të cilin e ka miratuar së fundmi Qeveria e Kosovës.

“Të burgosurit e Dubravës nga sot janë në grevë të zhgënjyer për lìgjin për amnisti”, ka thënë një i burgosur për Indeksonline. Sipas tij, Për momentin në grevë janë 440 persona, kurse nesër pritet të bashkohen të gjithë.

Kërkesa e Këshillit të të Burgosurve është që ky ligj të mos aprovohet në Kuvend sepse sipas tyre është i padrejtë se me të falen njerëz që kanë sfiduar shtetin, sigurinë shtetërore dhe tërësinë territoriale të cilën nuk e kanë bërë asnjë prej të burgosurve të Dubravës.

Sipas tyre, ligji është diskriminues në baza etnie dhe krimilët në veri po falen vetëm pse janë serbë.

Ligji për amnisti të cilin e ka hartuar Qeveria e Kosovës së fundmi, parashet që me të falen njerëzit e armatosur të organizuat në grupe, njerëzit që kanë djegur objektet e shtetit, uzurpatorët, kontrabanduesit e deri te mashtruesit për taksat doganore. Kjo do të thotë se për 69 veprat e dyshuara, serbët e veriut mund të falen.

Amnistia do të përfshijë edhe veprën penale të kryengritjes së armatosur, e dënueshme me jo më pak se 10 vjet; rrezikimin e tërësisë territoriale të Republikës, e dënueshme me jo më pak se 5 vjet burim; rrezikimin e rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, e dënuseshme me jo më pak se 3 vjet; spiunazhin, vepër e dënueshme nga 5 deri në burgim të përjetshëm; por edhe të bashkimit për veprimtari kundërkushtetuese, e dënueshme deri në 5 vjet./D.H/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›