SHBA: Supremja vendos për martesat homoseksuale

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka nxjerrë vendimin se martesat e gjinisë së njëjtë duhet të kenë të njëjtat benefite sikur çiftet heteroseksuale.
Kjo gjykatë shfuqizoi të mërkurën një dispozitë ligjore të mbrojtjes federale të aktit të martesës, e cila ishte pengesë për çiftet homoseksuale që të përfitojnë benefite të shumta, nga ato për shëndetësinë e deri te pensionimi, të cilat benefite parashihen për çiftet e martuara heteroseksuale, që njihen si benefite nga DOMA.
Paneli i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme votoi 5-4 në favor të shfuqizimit të ndalesës.
Presidenti amerikan Barack Obama e ka përshëndetur vendimin e nxjerr nga gjykata./Indeksonline/