Berisha jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PD

Në selinë e Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një fjalim nga selia e PD-se. Ne fillim te ketij fjalimi Berisha falenderoi mbeshtesit, simpatizantet, qytetaret qe moren pjese ne procesin e zgjedhjeve.
Kryeministri mberriti ne seline blu pak minuta me pare.
Ndërkohë mbledhja e fundit e Qeverisë pritet të zhvillohet të enjten në orën 11.00, transmeton TCH.
Berisha tha se ky mesazh ishte i vonuar, por e justifikoi këtë duke thënë se e bëri për të respektuar punën e komisionerëve që numëronin votat e shqiptarëve.
Kryeministri theksoi se i bindet verdiktit të sovranit, i cili foli me votë dhe zgjodhi alternativën tjetër.
"Qytetarët votuan alternativën tjetër, sepse kundërshtarët kanë premtuar shërbime shëndetësore falas, ulje të taksave për 95 për qind të popullsisë e këto premtime ne nuk mund t'i bënim dot, sepse ato bien në kundërshtim me barazinë sociale dhe me konkurrencën e ndershme", tha Berisha.
Më tej, me bindjen se PD do të rivijë në pushtet, Berisha u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa bëri një panoramim të punës 8-vjecare në krye të qeverisë.Po ashtu Berisha vlerësoi projektin TAP, si historik për fatin ekonomik dhe zhvillimin e Shqipërisë.