E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Pranverë, një veprimtari tjetër ngaArt Kontakt

Ngjarja më e re artistike e Art Kontakt titullohet Në Pranverë, e quajtur ndryshe edhe një festë, ku sipas organizatorëve është menduar të ketë veç punëve me ndjeshmëri të mirë profesionale, një larmi teknikash në fushën e artit pamor,

me pjesëmarrje artistësh shqiptarë dhe të huaj, ku do të realizohen  edhe biseda debatuese rreth gjendjes së sotme të artit pamor në Shqipëri. Ku jemi dhe çfarë po ndodh në artin pamor do të jenë boshti i tryezave të rrumbullakëta ku do të zhvillohen analiza artistike dhe psikofilozofike të veprave të paraqitura. Hapja e ekspozitës, e cila mendohet të nisë nga data 15 prill, do të mbahet në galerinë "F" Shijak, dhe do të qëndrojë për publikun për 15 ditë, pastaj do të lëvizë në qytetet Shkodër, Berat, Fier dhe Korçë. Kështu do të ketë një histori të gjatë udhëtimesh e diskutimesh të vlefshme, për pikturën e artin. Art Kontakt mbërriti për herë të parë në Shqipëri me Festivalin Ndërkombëtar të Artit më 10-13 Gusht 2007. Ky festival arti u realizua duke përdorur teknika të reja artistike, dvd video, performanca, instalacione, fotografi, balet modern, muzikë eksperimentale etj. Ambienti i realizimit të aktivitetit u bë kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo-(Qeparo. Kjo ndërhyrje artistike u bë metaforë e mrekullueshme e shkëmbimit kulturor si mjet fitoreje për të thyer fortifikime, si simbole të luftërave dhe konflikteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›