E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Preshevë dhe Bujanoc valoi flamuri para ndërtesave komunale

Ndryshe nga komuna e Preshevës që është vendosur pa ndonjë ceremony rasti, komuna e Bujanocit sot ka organizuar një sërë aktivitetesh për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Progarmi ka filluar nga ora 10 me ekspozitën me motive kombëtare të cilës iu bashkangjit edhe marshimi i Pavarësisë i 100 nxënësve shqiptarë të shkollave fillore dhe të mesme të cilët defiluan nga fshati Tërrnoc drejt qendrës së Bujanocit të cilët ishin të veshur me rrobe kuq e zi dhe në dorë mbanin nga një numër në dorë duke filluar nga 1 deri më 100.

Ndërkaq për të nderuar këtë manifestim kishin ardhur edhe përfaqësues nga Peja të cilët fillimisht bënë homazhe pranë lapidarit të Ridvan Qazimit alias Komandant Lleshit e më pas vizituan edhe muzeun e tij, transmeton INA.

Gjatë ditës së sotmne po ashtu u zbulua dhe shtëpia e Kuvendit të pavarësisë, që ishte një moment emocionues për të gjithë .

Ndërsa në ora 12 Kryetari i Komunës së Bujanocit.mr.Nagip Arifi vëndosi flamurin kombëtar në godinën e Kuvendit Komunal.

Ndëkohë në ora 13 u shfaq programi kulturoro artistik në shtëpinë e Kulturës në Buajnoc i cili po ashtu ishte organizuar për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptar./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›