Park për dëshmorët e UÇK-së

“Parku i Lirisë”. Kështu do të quhet një park i cili është menduar të ndërtohet në Prishtinë.
Kështu ka thënë për Indeksonline, Lulzim Syla, i cili është ideator i këtij projekti.
Sipas tij, projekti në thelb ka për qellim përkujtimin e të gjithë të rënëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këtë çështje, ai thotë se ka menduar se përkujtimi më i mirë do të ishte ndërtimi i një parku madhështor në të cilin do të mbilleshin 17000 drunj, e që do të thotë për çdo viktimë apo person të vrarë të mbjellin nga një dru (pemë) duke kujtuar se ata janë në mesin tonë dhe rriten me ne.
Ky projekt simbolikisht do të bashkojë gjithë të vrarët në një vend pa dallim moshe, gjinie, apo përkatësie fetare, ku rreth 17000 të vrarë do të jenë çdo herë në mesin tonë.
Syla ka thënë për Indeksonline se ky park do të ketë edhe muzeun e luftës dhe historisë, parkun e fëmijëve, këndet e rinisë, këndet e rinisë, pushimoret familjare, liqenet artificial, këndet për të moshuarit, shtigjet e vrapimit, vendin e protokolit shtetëror, etj./Indeksonline/