E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Prizren predikohet dashuria

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar "Dokufest 2008", ku gjatë një jave do të shfaqen 139 filma nga 49 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, është hapur një natë më parë në qytetin e Prizrenit. Organizimi i këtij festivali në Kosovë, duke sjellë artin kulmor në Prizren edhe dërgon forografinë e zërin më të mirë në gjithë botën për shtetin më të ri evropian, u tha në ceremoninë e hapjes, ku morën pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith.

"Life. Support. Music." ( Jeta.Mbështetja.Muzika.), i Eric Daniel Metzgar nga Bruklin, Nju Jork ishte film që hapi festivalin, me temë qendrore ngadhnjimin e kujdesit dhe dashurisë njerëzore mbi fatkeqësinë. Në këtë edicion të shtatë të "Dokufest" shumica e filmave në konkurrim janë të autorëve amerikanë, britanikë, spanjollë dhe gjermanë.

Mes mijëra shikuesve në festival janë të ftuar dhe shumë artistë e producentë të njohur të filmit, të shteteve pjesëmarrëse në "Dokufest" e të tjera.

Juritë profesionale me anëtarë ndërkombëtarë e vendorë, si dhe publiku, do të vlerësojnë filmat më të mirë, të cilët do të jenë fitues të çmimeve tradicionale të "Dokufest 2008".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›