Shqiptarja fiton olimpiadën e gjuhës gjermane
Një nga fitueset e olimpiadës se gjuhës gjermane është shqiptarja Amanda Hanelli. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Bashkinë e Drezdenit, Ajo mori çmimin e parë mes të rinjve me njohuri fillestare të gjuhës.
Dhjetë ditët e fundit kanë qenë të ngarkuara për Amandën. 17-vjeçarja nga Tirana mori pjesë mes 100 nxënësve të tjerë, të ardhur nga 40 vende, në olimpiadën e gjuhës gjermane që u zhvillua në Drezden. Mundimi i saj ia vlejti sepse ajo është një nga tre fituesit. Amanda Hanelli mori çmimin e parë në grupin A, atë të nxënësve gjermanishtfolës në fazën fillestare. Vlerësim që ajo thotë se nuk e priste: "Ndihem shumë mirë, nuk e prisja ta merrja këtë çmim". Sot ajo është duke shijuar piknikun në rrethinat e Drezdenit. Në mbrëmje do të bëhet ceremonia e mbylljes. Amanda ka zgjedhur gjermanishten si një nga lëndët fakultative në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë dhe bën dy-tri herë në javë gjermanisht pas mësimit. Fillimisht ajo fitoi mes 45 nxënësve në Shqipëri, në konkurrimin e bërë me një provim me shkrim. Pse ka zgjedhur gjuhën gjermane?
"Më pëlqente si gjuhë, më tërhiqte shumë, kisha dëgjuar gjermanisht nga im ungj që jeton në Gjermani. Por më vonë, duke ditur se Gjermania është shumë e zhvilluar dhe ka shumë mundësi punësimi, ka shkolla shumë të mira, vendosa ta vazhdoj mësimin e gjermanishtes sepse kam qejf që të studioj në Gjermani". Amanda nuk është e vetmja shqiptare që merr pjesë në olimpiadë. Një vajzë konkurroi si ajo në grupin A, kurse një djalë në grupin C, atë të të rinjve me njohuri të përparuara. Në olimpiadë atyre nuk iu desh të jepnin provim, por morën si detyrë përgatitjen e një pllakate me një temë të caktuar nga qytetit i Drezdenit. "E gjitha ishte punë individuale, thjesht me paraqitjen e pllakatës morën vlerësimin në bazë të disa kritereve. Unë përgatita diçka për rrugët e Drezdenit, bëra një krahasim në mes të rrugëve në Drezden dhe rrugëve në Tiranë. Zgjodha këtë temë sepse rrugët janë ato që na bashkojnë dhe na sjellin zhvillim".
Amanda vjen për herë të parë në Gjermani, por nuk është e befasuar nga ato që sheh. "Duke e krahasuar me Shqipërinë, këtu rrugët janë më të pastra, ndërtesat janë të gjitha të vendosura në mënyrë të rregullt, të gjitha në të njëjtën kohë ndërtimi, të njëjtat ngjyra".
Nesër të gjithë do të kthehen në atdhe. Amanda në Tiranë. "Do vazhdoj shkollën, këtë vit jam maturante. Kam qejf të vazhdoj për mjekësi vitin tjetër". Por vitin tjetër Amanda do të vijë sërish në Gjermani, sepse fituesit e olimpiadës do të marrin pjesë në një kurs trejavor gjuhe në Berlin.