E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Samitin e Sarajevës vetëm si shtet

Thaçi

Në Samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit, Kosova do të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran. Kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, rreth pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sarajevës, që pritet të zhvillohet në fund të muajit maj, ose në fillim të muajit qershor, nën udhëheqjen e Presidencës spanjolle të BE-së. “Sa i përket takimit të Sarajevës, ajo që mund të konfirmoj sot është se në çfarëdo niveli që do të mbahet, qoftë në nivel kryeministror, qoftë në nivel presidencial apo në nivel të ministrave të Jashtëm, Kosova do të ketë një pjesëmarrje dhe trajtim të barabartë si çdo pjesëmarrës tjetër shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi Thaçi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›