E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Partia Demokratike, kërkohet me urgjencë mbledhja e Këshillit Bashkiak

Mr.Shkatërrimi zgjeron zullumin, rrafshon banesat e qytetarëve autoktonë

Familje autoktone tiranse kanë protestuar dje kundër prishjes së banesave të tyre në rrugën “Bardhok Biba” dhe kanë kërkuar vënien në vend të drejtësisë. Institucioni i Bashkisë nuk i ka vënë në dijeni banorët për ndërhyrjen në këtë pjesë të kryeqytetit, aq më tepër që nuk kanë asnjë informacion për këtë ndërhyrje të bashkisë edhe pse thuhet se do të kryhet një rikonstruksion i një rruge, e cila nuk ka ekzistuar më parë. Mesa duket Edvin Kristaq Rama ka gjetur rrugën për t’u hakmarrë ndaj banorëve të vjetër tiranas, të cilët kanë sabotuar me kohë ecejaket e qëllimta të tij, për të destabilizuar kryeqytetin dhe vendin në tërësi.
Përmes një urdhri hajdutërie, Edvini shpalli dje informalitetin e një prej zonave më të vjetra të kryeqytetit shqiptar, duke vënë banesat e qytetarëve, nën govatën e ekskavatorëve. Bashkia e Tiranës nisi dje një aksion uzurpimi të disa banesave private në rrugën “Bardhok Biba”, në kryeqytet, duke shkatërruar një pjesë të mirë prej tyre, në këtë lagje të njohur si të populluar nga banorë të vjetër tiranas. Reagimi i banorëve ka qenë i ashpër, aq sa kanë kërkuar ndihmën e deputetëve të Partisë Demokratike, të qarkut Tiranë, të cilët u janë gjendur menjëherë pranë, madje duke premtuar ndjekjen e të gjithë mekanizmave të domosdoshëm ligjor, për të parandaluar kështu kasaphanën e Edvinit.
Kreu i PD-së për Tiranën dhe njëherazi deputeti Aldo Bumçi u shpreh para banorëve se nuk do të lejohet trajtimi i pronës private, siç e ka quajtur Rama “pronë e qelbur”, por se do të zbatohen të gjitha hallkat ligjore, për të vënë në vend drejtësinë. Bumçi theksoi se deklaratat e Ramës se zona është informate, është qesharake dhe njëherazi një justifikim i qartë, për të mos kompensuar qytetarët, për prishejn e pronave të tyre.
“Bashkia ka kryer një akt kriminal. Pronat te rruga “Bardhok Biba” Edi Rama i ka prishur duke thënë se janë pa leje. Po si mund të jenë ndërtime pa leje pronat e qytetarëve më të vjetër të qytetit, këtë e di vetëm Bashkia dhe Edi Rama. Këtu, rruga “Uranit Pano” nuk ka ekzistuar. Pse thotë rikonstruksioni i kësaj rruge? Thotë sepse nuk do që të bëjë shpronësimet. Për z.Rama, këto prona, janë prona të qelbura. është turp, është e trishtë, është e frikshme, të shikon mentalitetin që sundon dhe drejton Bashkinë e Tiranës. Përsa kohë ai këto prona këtu, të këtyre banorëve ai i quan prona të qelbura, atëherë asnjë pronë tjetër nuk ka vlerë. Prona nuk është e qelbur, prona është e shenjtë”, u shpreh Bumçi.
Partia Demokratike, premton vënien në vend të drejtësisë dhe ka deklaruar se do të përdorë të gjithë mekanizmat, duke kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit Bashkiak.
“Si deputet i Partisë Demokratike, dëshiroj të siguroj sot këta banorë dhe banorët e të gjithë qytetit, se e drejta do të shkojë në vend. Nuk ka prona të qelbura, prona është e shenjtë. Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat, Këshillin Bashkiak dhe çdo mekanizëm tjetër që e drejta të shkojë në vend dhe të marrin dënimin e merituar shkaktarët e këtij akti kriminal”, deklaroi më tej, deputeti dhe kryetari i Partisë Demokratike për degën Tiranë, Aldo Bumçi.
Deklarata groteske e Ramës shkon deri aty sa deklaron se ato banesa janë pa leje, në një kohë kur ajo zonë është e popullur nga qytetarë të vjetër tiranase.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›