Zonat e nxehta ku po zhvillohet lufta e perzgjedhjes se delegateve
Tirana Vlora Berati Korca pritet te sjellin perplasje mes deputeteve socialiste te zones per emrat e delegateve
Kur duhen edhe me pak se nje muaj nga dita e mbajtjes se Kongresit te Partise Socialiste ne te cilin pritet te behen ndryshime jo vetem statutore apo te programit te kesaj force por edhe te vete strukturave te larta si kryesia e sekretariatit te selise roze faza e nxehte paraprake eshte ajo qe po zhvillohet tanime ne organizatat e rretheve ne qytetet e vendit ne te cilat do te zgjidhen delegatet qe me pas do te perzgjedhin Asamblene Kombetare. Jane disa qytete te vendit ku krahas kundershtive te shfaqura deri me tani mes vete anetareve te organizatave socialiste pritet te kete perplasje edhe midis deputeteve te zonave rreth emrave qe do te perzgjidhen si delegate te kongresit. Kjo perplasje vjen kryesisht per shkak te rendesise qe kane keto emra ne mbledhjen e kongresit pasi do te jene pikerisht ata te cilet do te zgjedhin Asamblene e re Kombetare e cila nga ana e saj me pas do te kryeje procesin e rifreskimit te strukturave te PS-se kryesise dhe sekretariatit. Megjithate vete procesi i zgjedhjes se ketyre delegateve ne rrethe eshte ende ne zhvillimi e siper pasi sic deklaroi dje sekretari organizativ i PS-se Blendi Klosi cdo gje eshte ende ne fazen e propozimeve. Organizatat socialiste vazhdojne te mblidhen vazhdojne te propozojne propozimet vazhdojne te jene te hapura asamblete e rretheve akoma nuk kane marre short-listen e delegateve te kongresit.
Qytetet e debatit te delegateve
Jane disa qytete te vendit ku pritet te zhvillohen debate mes deputeteve te ketyre zonave rreth procesit te perzgjedhjes se delegateve te Kongresit ku ky i fundit pritet te zhvillohet me date 5 nentor. Nisur nga fakti se do te jene votat e ketyre delegateve te cilat do te zgjedhin me pas forumet drejtuese te PS-se nje pjese e mire e deputeteve pritet te kene perplasje midis tyre kryesisht mes atyre te cilet kerkojne qe te merren masa ndaj zerave kundershtues ndaj politikes aktuale te ndjekur nga kreu socialist Edi Rama dhe deputeteve te cilet jane shprehur hapur per nje PS te hapur e demokratike. Por gjithashtu kundershtite mes paleve mund te lindin edhe ne saj te preferencave te vete deputeteve per njerin apo tjetrin delegat. Kryeqyteti pritet te jete nje nder zonat e debatit pasi vete emrat e deputeteve te ketij qarku si Kastriot Islami dhe Andis Harasani te cilet jane dalluar per qendrimet e tyre kunder disa vendimeve te marra nga kryesocialisti Rama kryesisht ai i bojkotit parlamentar tregojne se perzgjedhja e delegateve nuk do te kalohet lehte. Mundesia e debatit per emrat e mundshem qe do te perzgjidhen si delegate te kryeqytetit mes dy deputeteve pjesetare te sekretariatit te selise roze dhe deputeteve te tjere te Tiranes si Sajmir Tahiri dhe Eduard Shalsi apo edhe ndaj emrave te tjere te cilet pritet te japin opinioni e tyre rreth propozimeve te ndryshme pritet te sjelle reagime te ndryshme. Ndoshta ne te tille rast edhe mundesia e debatit nuk mund te jete e drejtperdrejte nisur nga fakti se Islami dhe Harasani prej kohesh nuk jane bere me pjese e vendimmarrjeve ne PS kjo pasi sipas deklaratave te tyre drejtuesit e kesaj force nuk i kane thirrur ata ne te tilla vendimmarrje. Por sigurisht mundesia e lobimit per emrat e delegateve ekziston. Nje tjeter baze socialiste e cila pritet te behet pjese e debatit lidhur me procesin e perzgjedhjes se emrave te delegateve te kongresit eshte ajo e qytetit te Beratit. Nisur nga fakti i perballjes se hershme midis deputeteve te ketij qarku Erion Brace dhe Fidel Ylli te cilet edhe ne rastin e zgjedhjeve vendore te 8 majit ishin ne kundershtim me njeri-tjetrin sa i perket emrit te kandidatit te PS-se per bashkine e ketij qyteti edhe ne rastin e zgjedhjes se delegateve te kongresit mundesia e mos qenit dakord midis tyre eshte e madhe. Gjithashtu pjese e debatit per emrat e delegateve pritet te jete edhe qyteti i Vlores ku mjafton te theksojme faktin se pak dite me pare deputeti i ketij qarku dhe njekohesisht anetari i kryesise se PS-se Arben Malaj akuzoi per manipulime te procesit te perzgjedhjes se delegateve te kongresit. Ne keto zona te nxehta pritet te perfshihet megjithese me mundesi me te pakta edhe ajo e qytetit te Korces ku prezenca e deputetit dhe njekohesisht anetarit te kryesise socialiste Ben Blushi i cili prej kohesh ka kundershtuar politiken e ndjekur nga kryesocialisti Rama pritet te sjelle ndoshta edhe kontestime te tij ndaj emrave te perzgjedhur si delegate te ketij qyteti per ne mbledhjen e kongresit te PS-se. Megjithate ne tere keto qytete mbetet fakt se kryesisht lufta mes deputeteve socialiste te zonave do te behet kryesisht nepermjet lobimit gje kjo qe pritet te sjelle kundershti mes paleve per emrat e propozuar e kryesisht debate ne rastin e perzgjedhjes se tyre. Ne 22 nentor anetaresia socialiste do te zgjedhe permes parimit nje anetar nje vote delegatet e kongresit. Pas ketij procesi me date 5 nentor do te mblidhet Kongresi i PS-se prej nga ku delegatet e zgjedhur do te votojne per perberjen e Asamblese se re Kombetare Komisionin e Garancive Statutore programin politik dhe ndryshimet statutore ku do te behet edhe rifreskimi i strukturave aktuale te kryesise dhe sekretariatit.
box
Si zgjidhen delegatet e kongresit
Organizatat socialiste dergojne propozimet ne asamblete e rretheve te cilat kryejne procesin e seleksionimit ku pritet te jene si kritere kryesore jo vetem udhezimet e dhena tanime por edhe ana subjektive e gjykimit te kandidatit per delegat. Cdo organizate socialiste ka propozuar nje kandidat per delegat ne kongresin e PS-se por jo te gjithe mund te perfshihen ne listen zgjedhore. Asamblete e rretheve do te lejojne qe ne listen e kandidateve per rrethin respektiv te kete dyfishin e numrit te caktuar per delegate duke dhene mundesi perzgjedhjeje te anetaresise. Nje rol te rendesishem do te luajne ne kete proces deputetet e deleguar ne rrethe.