Ne Shqiperi, nxirret me shume nafte se me pare Eglantina Nasi
Nentoka shqiptare vazhdon te jete "bujare" me nxjerrjen e produktit te naftes. Nje fakt te tille e tregojne te dhenat e fundit te publikuara ne raportin vjetor te kompanise kanadeze "Bankers Petroleum" e cila vepron prej vitesh ne kete sektor ne vendin tone. Sipas tij, gjate vitit 2011, eshte shenuar nje rritje me nivelin prej 43 per qind te rezervave te naftes, e konvertuar me 172 milione fuci."Kjo i atribuohet kryesisht zbatimit te vazhdueshem te shpimeve horizontale dhe zgjerimit te zhvillimeve ne terren", citon kjo kompani, duke shtuar se ne shtate vitet e fundit, ajo po shenon nje shtim te rezervave te naftes qe nxjerr nga nentoka shqiptare. Me tej, komunikohet shifra e prodhimit mesatar, i cili gjate vitit te kaluar ka qene 13.051 fuci nafte ne dite, me nje total vjetor prej 4.8 milion fuci. Ndersa pohohet se ky tregues per muajin janar te ketij viti, ka qene ne kuoten prej 14.220 fuci nafte ne dite. Prej vendburimeve me te rendesishme, Patos-Marinza konsiderohet ende si nje fushe potenciale per nxjerrjen e naftes, me burim prej 1 miliarde fuci nafte gjate vitit te kaluar, sikunder edhe Kucova. Referuar ne total, te dhenave te prodhimit bruto te naftes nga "Bankers Petroleum", mesohet se ai eshte rritur me 8 here, qe nga viti 2004, kur ajo nisi punen ne zonen naftembajtese te Patoz-Marinzes, fale nje marreveshje koncesionare me qeverine shqiptare. "Bankers Petroleum" parashikon ne te ardhmen plane te reja investimi ne zonen e Patos-Marinzes, ne Kucove dhe per eksplorimin e Bllokut F. Si edhe hapjen e 600 puseve te reja te naftes, te cilat sipas drejtuesve te saj qe do te kene te gjithe infrastrukturen e nevojshme per prodhimin bruto te naftes. Kjo kompani koncesionare, e shet pjesen me te madhe te naftes ne tregun rajonal dhe pjesen tjeter ne vend. Nga ana tjeter, harta e re e burimeve minerale, e prezantuar pak kohe me pare nga ministria e Ekonomise, pasqyron 15 vendburime nafte dhe 6 vendburime gazi. Po ky institucion, konfirmon gjithashtu edhe faktin se deri me sot ne Shqiperi, ne total, jane zbuluar 437 milione ton nafte dhe rreth 13 miliarde m3/gaz.