E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Doreheqja i kalon Parlamentit, hetimi vazhdon Rozeta Rapushi

Pas pese ore debatesh te zhvilluara me dyer te mbyllura, Keshilli i Larte i Drejtesise, pranoi dje doreheqjen e nenkryetarit te ketij institucioni, Kreshnik Spahiu dhe autorizoi Valbona Vaten, te kryeje drejtimin administrativ deri ne zevendesimin e tij. Vendimi u mor me shumice votash dhe pas rrezimit te nje kerkese te bere me pare nga Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, per shkarkimin e Spahiut nga Parlamenti. Ndonese Halimi kerkoi bllokimin e vendimit per doreheqjen e Spahiut, me argumentin se eshte ne proces hetimor dhe shkarkimi i tij te behet nga Parlamenti, 8 anetare te KLD-se votuan kunder kerkeses se tij dhe vetem 5 pro. Halimi u shpreh gjate mbledhjes se me kete proces, eshte penguar puna e Kuvendit, institucionit qe po heton aktivitetin e punes se Spahiut ne krye te institucionit. Por shumica e anetareve, ishin te mendimit se me doreheqjen e nenkryetarit nga ky post nuk pengohet aspak komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca. Ne kete menyre pas debateve te gjata dhe te ashpra, u pranua kerkesa e Spahiut per doreheqje te parevokueshme. Menjehere pas mbledhjes, Keshilli i Larte i Drejtesise, beri publik edhe vendimet e marra diten e djeshme. "Keshilli, vendosi deklarimin e mbarimit te mandatit para afatit te anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, z. Kreshnik Spahiu, me shkak doreheqjen prej tij, si dhe referimi ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise te nevojes se plotesimit te vendit vakant", thuhet ne vendimin e marre ne mbledhjen e djeshme.

Reagon Halimi

Keshilli i Larte i Drejtesise, vendosi dje te pranoje me 8 vota pro dhe 5 kunder, doreheqjen e nenkryetarit te ketij institucioni, Kreshnik Spahiu, por Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, tha se doreheqja do ti kaloje Kuvendit. Duke e cilesuar vendimin e djeshem te KLD-se si nje akt per te penguar hetimin e Kuvendit, ministri shtoi se do te jete Kuvendi ai qe do te votoje per shkarkimin. "U vendos qe doreheqja t'i kaloje Parlamentit dhe parlamenti vendos per shkarkimin ose jo te tij. Spahiu vazhdon te jete anetar i KLD-se, dhe si i tille komisioni hetimor parlamentar mund te vazhdoje te kryeje hetimin tij", tha Halimi pas mbledhjes se gjate te KLD-se. Por anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise me unanimitet kane vendosur qe te mos kete nje nenkryetar te ri derisa Parlamenti te sjelle emrin per anetarin e ri te KLD-se. Debatet e djeshme ne mbledhjen e institucionit, me se shumti u zhvilluan per faktin se Spahiu dorehiqet ne nje kohe kur parlamenti eshte nje proces hetimi ndaj tij dhe po vijon punen deri ne nxjerrjen e raportit perfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›