E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shqipëri 3 të burgosur të Guantanamos

Tre të burgosur të Guantanamos janë transferuar në Shqipëri. Në vendin tonë janë transferuar Saleh bin Hadi Asasi, me kombësi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombësi egjiptiane, dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombësi libiane. Ministria e Brendshme njofton se

këto transferime u bënë në bazë të marrëveshjes individuale midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare.
"Ky transferim vjen si rezultat i angazhimeve konkrete që qeveria shqiptare ka marrë për të mbështetur inisiativën e administratës së Presidentit Obama për mbylljen e qendrës së Guantanamos dhe transferimin e të paraburgosurve në vende mike dhe të sigurta", deklaron ministria e Brendhsme. Me pranimin e këtyre tre individëve, numri total i të transferuarve nga Guantanamo në Shqipëri shkon në njëmbëdhjetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›