Berisha: Edi Rama të dëgjojë deklaratën e KiE-së, rikthimi në parlament zgjidh situatën

“Kryeministri Berisha përshëndet deklaratën e delegacionit europarlamentar të Këshillit të Evropës”
Menjëherë pas deklaratës së kreut të delegacionit të Këshillit të Evropës, Mevlu çavushoglu, kryeministri i vendit Sali Berisha i bëri thirrje opozitës që të dëgjojë apelin e ndërkombëtarëve dhe të rikthehet në parlament. Kreu i qeverisë i ofroi opozitës koncensionin e komisionit hetimor, ku ajo të ketë shumicën dërrmuese për të bërë cdo hetim për zgjedhjet, por, siç theksoi edhe kryeministri, nuk do ketë asnjë shkelje të vendimit të gjykatave apo qoftë edhe zgjidhje të situatës duke shkelur Kushtetutën. “Jam këtu për t’i adresuar një thirrje kreut të PS. Ashtu si thuhej në deklaratën e KiE, është edhe apeli im, opozita të hyjë në Kuvend. Garantoj edhe një herë se opozita do ketë shumicën në komisionin parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Mund të bëjë çfarë do lloj hetimi, por shpreh edhe zotimin tim solemn për t’ju përmbajtur vendimeve të gjykatave”, u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit shprehu edhe mbështjetjen e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës konkulzive të KiE, për zgjidhjen e situatës. “Garantoj KiE se qeveria është dakord me deklaratën dhe ka bindjen se kjo deklaratë është kontribut thelbësor në normalizmin e situatës aktuale të krijuar nga bojkoti opozitës”, tha më tej, Berisha. Ndërkaq, delegacioni i Këshillit të Evropës, përmes një deklarate për mediat, i bën thirrje opozitës shqiptare që të rikthehet në Kuvend, jo vetëm për një ditë, por të qëndrojë aty për hir të reformave dhe rrugës së gjatë të Shqipërisë përgjatë integrimit në strukturat evropiane. Deklarata e KiE vjen edhe në një moment kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, në kushtet kur pas 2 muajsh Komisioni Evropian pritet të marrë vendimin për liberalizimin e vizave të qytetarëve shqiptarë, ndërsa në tetor të po këtij vitit Këshilli i Ministrave të BE, miraton statusin e Shqipërisë si vend kandidat.
...