E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurimi i uranit nga Irani dhe vellezerit Ahmadinexhad dhe Chvez

Irani ka nisur sipas te dhenave te veta qe te prodhoje uran te pasuruar 20 per qind. Pasurimi zhvillohet ne impiantin berthamor Fordo 160 kilometra ne jugperendim te Teheranit ben te ditur Agjenica Nderkombetare per Energji Berthamore IAEA ne Vjene. Vendet perendimore reaguan me shqetesim dhe kritika. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle foli per nje hap te metejshem te shkallezimit te krizes. Shtetet e Bashkuara i kerkuan shteteve amerikanolatine qe ti kerkojne Teheranit ti therrase arsyes. shte ne interes te te gjitha vendeve qe Teherani te deshmoje karakterin paqesor te programit te tij atomik u tha me tej. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti iranian Ahmadinexhad viziton Venezuelen

Nderkohe presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad prej dites se hene po zhvillon nje vizite peseditore ne Ameriken Latine. Se bashku me aleatin e tij Hugo Chvez Ahmadinexhad u shprehen ne Venezuele diten e hene 09.01 ne menyre demonstrative per nje bashkepunim me te madh mes dy vendeve. Ata u shprehen per zgjerimin e miqesise dhe solidaritetit dhe e quajten njeri-tjetrin vellezer. Chavez theksoi nga ana e tij se iranianet dhe venezuelasit i perkasin popujve qe jane sulmuar megjithese ata jane per ekuilibrin dhe paqen ne bote. As Irani me Revolucioni Islamik dhe as Venezuela me Revolucionin e Bolivarit nuk kane sulmuar apo hedhur bomba.

Ahmadinexhad nga ana e tij i hodhi poshte akuzat imperialistese vendi i tij po nderton bombe atomike. Sistemi hegjemonist eshte aktualisht ne renie. Per kete asrye ai tregon fytyren e tij agresive dhe merr neper kembe vlerat njereziore shtoi ai pa permendur me emer Shtetet e Bashkuara. Irani shpreson per marredhenie te reja tregtare ne menyre qe te zbuse saksionet e metejshme te shpallura nga bashkesia nderkombetare ne kuader te konfliktit atomik me Teheranin. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta kunder vizites se Ahmadinexhadit ne Venezuele

Nisur nga tensionet ne rritje ne Lindjen e Mesme dhe te Aferme Izraeli dhe SHBA duan te zhvillojne stervitje te perbashketa per mbrojtjen raketore. Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi se gjate nje manovre te madhe aleatet duan te simulojne sulme raketore ndaj Izraelit. Sipas medieve tashme mijera ushtare amerikane kane ardhur ne Izrael. Me pare SHBA i kishte drejtuar nje paralajmerim jashtezakonisht te qarte udheheqjes iraniane. Irani shkel nje vije te kuqe nese ai do te zhvilloje arme berthamore ose do te bllokoje kalime te rendesishme detare te anijeve sic eshte rruga e Hormuzit pati deklaruar ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta. Udheheqja iraniane me pare kishte bere te ditur se do te vere ne veprim nje impiant te ri atomik ne afersi te qytetit Kom si dhe kryerjen e nje manovre tjeter ne rrugen e Hormuzit.

Autor M.Kelmendi dpa afp dapd rtr
Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›