Tirane/ PDS: Laluci sulmohet politikisht
Tirane- Denimi nga gjykata i ish-drejtorit te Bankes se Kursimeve, dega Vlore, njekohesisht kryetar i PDS-se ne kete rreth, ka sjelle dje reagimin e partise ne qender, duke e cilesuar si nje veprim me prapavije politike. Zedhenesi Skender Jazaj, deklaroi dje se Thanas Laluci, i cili eshte edhe keshilltar bashkiak ne Vlore, ka marre nje mase administrative gjobe, per ceshtjen qe akuzohej. "Ështe nje veprim me prapavije politike nga kundershtaret tane politik ne qytetin e Vlores, te cilet kerkojne te ulin reputacionin e Thanas Lalucit ne kete qytet", thuhet ne deklaraten e PDS-se.