Në Shqipëri po punohet për një sistem të ri adresash
Zyrtarë të qeverisë dhe ata të pushtetit vendor po punojnë për të
ngritur në Shqipëri një sistem të ri adresash, pas rritjes dhe
zhvillimit të qyteteve nga ndërtimet e shumta. Bashkitë po bëjnë gati
hartat dhe sistemet e numërtimit, ndërkohe që ka përfunduar plotësisht
procesi i emërtimit të të gjithe shesheve dhe rrugëve të vendit.