E Diel, 1 Nëntor 2026

E qëllojnë me armë se i parakalon me makinë

 

LAÇ - Tre persona janë arrestuar nga ana e policisë së Kurbinit, pasi ata kanë qëlluar me pistoletë për të vrarë një shtetas nga Miloti, vetëm se i ka parakaluar me makinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Gurëz-Laç, në afërsi të mbikalimit të urës së Milotit. Ndërsa Saba Hysa po udhëtonte me një kamion në drejtim të Laçit, ai ka parakaluar me makinë një autoveturë, por drejtuesi i saj së bashku me disa persona për këtë arsye e kanë ndjekur duke e qëlluar me armë zjarri. Për fat, Hysa ka shtuar shpejtësinë, duke u shpëtuar plumbave dhe ka lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në vend, por autorët kanë kundërshtuar ndalimin dhe janë mundur të largohen. Ndërkohë që shumë shpejt janë arrestuar. Ata janë Erjon Rama, Egert Hyska dhe Andi Bilali. Sipas zëdhënëses së policisë së Lezhës, Elona Nika, në këtë ngjarje është përfshirë dhe Bardhok Tuci, i cili u ka shkuar në ndihmë tre personave, duke bllokuar rrugën me makinën e tij. Por, në këtë tentativë ai është përplasur me bordurën e rrugës, duke u plagosur. Pas mjekimit në spitalin e Laçit ai u transportua në spitalin ushtarak për një ndërhyrje më të specializuar. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›