Në Shqipëri po zbuloj ngjashmëritë që ajo ka me kulturat e mëdha të botës
Jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri sot, midis shqiptarëve, në një ambient shumë të ngrohtë dhe shumë mikpritës. Dua të falënderoj kryeministrin Berisha, mikun tim Petraq Milo dhe publicistin Fahri Balliu, që bënë të mundur ardhjen time këtu. Gjithashtu, dua të falënderoj qytetarët shqiptarë, të cilët më bënë një pritje shumë të ngrohtë. Dua të theksoj se kam ardhur këtu për të folur rreth vetes sime, jo për ndonjë tjetër. Përveç personave të nderuar të sipërcituar, ne mesin e atyre personave që dua të falënderoj për ardhjen time këtu, janë gruaja dhe familja ime. Libri “Nga Nairobi në Shenzen” është një libër i cili më mori shumë kohë për ta shkruar, por gjithashtu është një libër i cili na flet për ndjenja të cilat na bashkojnë të gjithëve. Mbaj mend, para shumë kohësh kur isha në Kinë - në vitin 2003, kur kisha mbushur dy javë në Kinë - shkova në një jetimore në të cilën, në katin e dytë kishte 60 djepa me fëmijë brenda. Secili prej fëmijëve po shikonte në tavan, ku kishte vetëm dy drita, ndërkohë ishin edhe dy zonja të cilat kujdeseshin për fëmijët. U afrova te një nga fëmijët, dhe dy sy të mëdhenj më shigjetuan fytyrën. I preka dorën dhe ai preku timen, dhe nuk po e lëshonte. Për të nuk kishte rëndësi nëse isha amerikan, kinez, kenian, apo për racën, lëkurën e ngjyrës, dhe fenë time, sepse gjithçka që ai donte ishte dashuri. Një nga temat kryesore ne libri tim, është të ndihmosh tjetrin dhe të përpiqesh të bësh ndryshimin midis voluntarizmit dhe asaj që konsiston në dhënien e diçkaje nga vetja, pa kërkuar të marrësh si shpërblim ndonjë gjë tjetër. Tema e dytë kryesore në libër, është dhuna familjare. Ashtu siç mund ta dini, unë kam kaluar një fëmijëri të vështirë, dhe kam kaluar gjëra që njerëzit ndonjëherë preferojnë të mos i citojnë. Besoj se baballarët duhet t’i respektojnë nënat, dhe se nënat duhet t’i respektojnë baballarët... Dhe këta të fundit nuk duhet të ushtrojnë dhunë mbi nënat, sidomos kur në mes gjenden edhe fëmijët, sepse këto gjëra vazhdojnë të sjellin pasoja mbi fëmijët. Në të njëjtën kohë besoj se në disa mënyra libri im tregon sesi mund të kapërcehen këto vështirësi, edhe nëse vjen nga një background i përzier me shumë kultura. Tema e tretë kryesore në librin tim flet për kulturën, Kinën, dhe se si kultura të ndryshme ballafaqohen me njëra-tjetrën. Dhe, ashtu siç unë sot po mësoj rreth Shqipërisë, aty ku paqja dhe dashuria sundojnë një familje, mendoj se kjo është shumë e vërtetë, pasi ka shumë gjera që na bashkojnë me njëri-tjetrin, dhe një nga këto gjëra është familja. E di që në Shqipëri familja është si një thesar, ashtu është edhe në Kinë. Tema tjetër ne libër, është të ndjekësh udhën tënde, pra të jesh vetvetja. Jeta është përreth pasionit, por mbi të gjitha, jeta është për të ndjekur udhën tënde, pra të jesh vetvetja. Në Kinë, sipas një shprehjeje, të ndjekësh udhën tënde do të thotë t’i lësh të tjerët të thonë ç’të duan. Unë kam kaluar një udhë të vështire, dhe kam arritur një konkluzion, të cilën dua ta ndaj me ju nëpërmjet librit tim gjysmë-autobiografik. Versioni kinez sapo doli muajin e kaluar, dhe jam shumë i lumtur që të dyja kulturat, kultura e madhe e Shqipërisë dhe ajo e Kinës, në disa mënyra, zbulojnë gjëra të përbashkëta, zbulojnë se kanë shumë për të ndarë me njëri-tjetrin. Dua të theksoj sërish se jam shumë i lumtur që jam këtu dhe ju lutem, nëse libri im mund të ndihmojë secilin prej nesh, nëse libri im e bën një baba që të shpenzojë 5 minuta më shumë me fëmijët e tij ne javë, 5 min apo 10 min, mbase duke bërë disa punë vullnetare, apo duke mësuar nga kulturat e tjera, kjo do të përbënte një sukses për mua, edhe nëse këtë do ta bënin një apo dy persona, do të ndihesha i lumtur. Edhe njëherë, dua të falënderoj kryeministrin Berisha, publicistin Fahri Balliu, dhe shqiptarët, nga të cilët dëshiroj të mësoj shumë, gjë që do ta bëj. Faleminderit!
...