Botërori, grupi DGana mposht Serbinënga pika e bardhë
AFRIKE E JUGUT- Gana ka dhuruar surprizën e radhës në kampionatin botëror, duke mposhtur 1-0 Serbinë në takimin e zhvilluar në Pretoria.
Një gol me penallti i sulmuesit Gian Asamoah 6 minuta para përfundimit i ka dhuruar 3 pikët e para në grupin D skuadrës afrikane, e cila vjen në këtë Botëror me shumë futbollistë të rinj. Në krahun tjetër, serbët janë shfaqur skuadra e zakonshme e turneve të mëdhenj.
Ndonëse me shumë emra të mëdhenj në përbërje, ata nuk kanë mundur të tregojnë asgjë përballë një ekipi tepër të talentuar. Skuadra e Radomir Antiç mbeti me 10 vetë në minutën e 74-t, kur Lukoviç mori kartonin e dytë të verdhë.
Por, çmenduria më e madhe do të vinte 7 minuta para fundit, kur Kuzmanoviç shkaktoi një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë. Nga pika e bardhë Kuzmanoviç nuk fali, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)