Në Shqipëri shiten biskota që diskriminojnë njerëzit me ngjyrë
Siç raportojnë disa agjenci lajmesh në SHBA, në vendin tonë shiten disa biskota me shije çokollate, në formën e një njeriu me flokë me rrica, me hundë të gjerë dhe buzë të mëdha. Biskotat e markës Black Man (Njeriu i Zi) shiten edhe në Rumani e Turqi, njofton NewsOne. Biskotat janë të fundit në një seri produktesh që përfitojnë nga stereotipet raciale, shkruan agjencia.