Një detektor i ri arrin të zbulojë se kur gënjeni
Një sistem i ri kamerash, mund të zbulojë gënjeshtrat thjesht duke parë fytyrat tona ndërsa flasim. Siç njofton BBC, sistemi i kompjuterizuar përdor një kamera të thjeshtë një sensor termal me rezolucion të lartë dhe disa algoritme.
Shkencëtarët thonë se sistemi mund të jetë një shërbim i rëndësishëm për agjencitë e sigurisë.
Sistemi është zbuluar sot gjatë Festivalit të Shkencave Britanike.