E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ne Shqiperi, turistet gjejne me shume se cfare prisnin” Intervistoi: Eglantina Nasi

Vijne ne Shqiperi, me nje ide se do te ishte me keq, dhe largohen te kenaqur prej saj. Kjo sigurisht qe eshte nje gje mjaft pozitive dhe ndoshta elementi me i rendesishem qe Shqiperia shfaq ndryshe nga te tjeret ne aspektin e saj turistik i cili behet me dije gjate nje interviste per “KJ” nga perfaqesuesi i sektorit hotelier ne Shoqaten e Turizmit, Zak Topuzi. “Tek ne ata gjejne me shume se cfare prisnin”- pohon ai. Duke shtuar se vendi yne vleresohet edhe per mikpritjen, dhe komunikimin, e dashurine qe ne teresi shqiptaret kane ndaj te huajve dhe turistet ne pergjithesi. “Shqiperia ka nje gje te ndryshme nga te tjeret, se ne rast se Ballkani shihet si ish-Jugosllavi, Shqiperia shihet si Shqiperi. Pra, eshte e shkeputur dhe ka nje identitet me vete”- shpjegon me tej ai ...

Z.Topuzi, tani qe jemi ne prag te sezonit te ri turistik ne vendin tone, a mund te na thoni cfare pritshmerish keni parashikuar rreth ecurise se tij?

- Situata duket pozitive kete vit. Ne pergjithesi, edhe reklamat qe kane bere vendet e huaja per Shqiperine dhe sitet e huaja, duhet thene se kane patur nje impakt pozitiv per te. Ndersa pritet te kemi nje sezon te mbare turistik, edhe sipas Forumit Ekonomik Boteror, i cili merret me Indeksin e Konkurrueshmerise te Turizmit, ka pohuar se Shqiperia paraqitet me raporte pozitive. Mendohet se mund te kete nje rritje deri ne 4.5% te te ardhurave dhe numrit te turisteve. Ky eshte parashikimi i bere nga nje organ mjaft i rendesishem, i cili merr ne analize treguesit e kaluar dhe sheh perspektivat e ketij viti. Ne pergjithesi, mund thuhet se kane nisur pergatitjet. Dhe paraqitja e Shqiperise ne disa panaire te rendesishme, e ka dhene efektin e saj. Pothuajse, jane mbyllur kontratat dhe jane planifikuar deri ne fund te vitit grupe turistike. Duket qe jane me shume sesa vitet e tjera. Sikunder, ka edhe nje levizje pozitive nga brenda rajonit. Pra, jane rikthyer prenotimet nga Greqia per turet e perbashketa, qe kapin edhe Shqiperine me 1 apo 2 dite. Pra, ato qe fillojne qe nga Bullgaria dhe kthehen, ose bejne te kunderten. Kalojne nga Greqia ne Shqiperi dhe kthehen me pas ne Bullgari. Por jane kthyer edhe nje pjese e turisteve te Europes veriore, te cilet vijne nepermjet Maqedonise. Edhe ato jane rritur me gati 5 here. Duhet thene se Maqedonia i ka dhene nje impuls te jashtezakonshem turizmit, ka bere ulje drastike te Tatimit mbi Vleren e Shtuar, 5% dhe kjo ka ndikuar pozitivisht ne paketat me cmimet e uleta, kryesisht per moshat e treta, qe aplikojne jo pjesen e pikut, por ate qe fillon qe nga Maji, duke hequr Korrikun dhe Gushtin e vazhduar me pas, deri ne mes te Tetorit. Dhe ky kontingjent eshte shtuar me gati 5 cartura ne jave, duke bere qe nje pjese e ketyre turisteve, te shkarkojne nje dite te tyre ne Shqiperi. Situata duket pozitive. Ne shpresojme qe bashkite dhe komunat, te mos e kene vemendjen kryesore tek zgjedhjet, por te bejne pergatitjet e tyre. Sepse vertet sezoni turistik eshte i shkurter tek ne, vetem tre muaj, por pergatitjet duhet te kishin filluar qe me pare.

A keni parashikuar si faktor edhe zgjedhjet e pergjithshme te Qershorit ne ecurine e ketij sezoni turistik?

- Shpresojme qe zgjedhjet te mos ndikojne. Dhe ne rast se situata do te mbahet ne keto ritme qe ajo eshte, besojme qe zgjedhjet te mos ndikojne negativisht tek opinioni i njerezve. Duhet thene se kjo menyre e te berit deri tani fushate, eshte pozitive dhe e pranueshme per opinionin. Nuk e di, eshte shume i rendesishem qendrimi deri ne fund te saj, sepse perkon edhe me pikun e pushimeve. Dhe nese vijohet me konfliktin e numerimit te votave, kjo sigurisht qe do ta prishe imazhin e turizmit ne vendin tone.

A i kane standardet e duhura njesite akomoduese? A ka ndonje permiresim te tyre ne krahasim me vitet e kaluara?

- Po, ka permiresim te standarteve. Ka hotele mjaft cilesore, te cilet kane rritur edhe nivelin e sherbimeve te tyre. Nderkaq, shpresojme qe sivjet, me mbarimin e moratoriumit te skafeve, te kete nje levizje edhe ne kete drejtim. Hotelet kane marre masa per te siguruar kufirin, por edhe qe te aplikohen sportet e gjera kryesisht. Sepse kjo eshte nje kerkese e kohes. Kane permiresuar dukshem infrastrukturen perreth hoteleve, me aq sa kane patur mundesi. Ndersa duhet thene se permiresimi i rrugeve ka qene pozitiv. Mund te shkohet ne Breg, pergjate gjithe vijes bregdetare te Shqiperise. Kjo eshte pozitive per te huajt qe vijne ne vendin tone, pavaresisht se ka probleme. Por ne krahasim me vendet e rajonit, ne jemi me mire me rruget, sesa ata. Edhe Indeksi i Konkurueshmerise ne Turizem, nje studim nderkombetar, e rendit vendin tone ne krye te gjithe rajonit per kete aspekt dhe ky eshte tregues mjaft pozitiv. Shpresojme qe te jete nje vit i suksesshem per bizneset e turizmit.

Si paraqitet aktualisht gjendja e legjislacionit ne lidhje me sektorin e turizmit? A ka vend per permiresime?

- Po luftojme ne fakt, se ka ende mungesa ligjore. Ligji i cili percaktonte ne fakt edhe standardet e reja dhe kategorizimin e reja te hoteleve, nuk u arrit dot qe te pergatitej dhe shpresojme qe sezonin e ri, pas zgjedhjeve, te mos vonohet me si proces.

Kryeministri Berisha ka deklaruar pak jave me pare per marrjen e disa masave lehtesuese fiskale, edhe ne lidhje me industrine e turizmit. Si e komentoni kete premtim te tij?

- Po. Ne shpresojme qe te ulet edhe Tatimi mbi Vleren e Shtuar ne industrine e turizmit, ne hotelet, gje e cila do te ndikoje direkt ne paketat turistike. Eshte nje fjale e dhene prej tij gjate nje takimi me bizneset e turizmit. Shpresojme, qe keto hapa bashkepunimi te jene pozitive.

Si vleresohen hotelet tek ne, per nga cilesia e tyre? A ekziston standarti i dikurshem i yjeve?

- Ligji i vjeter, e hoqi ne fakt sistemin me yje te vleresimit te hoteleve. Gati 70 hotele jane te verifikuar nga nje marke e posacme, dhe kjo ben qe te huajt ta identifikojne hotelin pikerisht ne baze te saj. Sepse nuk eshte e thene, pasi edhe shume vende europiane, nuk e kane aktualisht standartin e yjeve. Vetem 16 vende e kane ate, ndersa te tjeret perdorin standarte te reja. Por kuptohet, qe paraqitet si domosdoshmeri rritja e standardeve te njesive akomoduese ne teresi, ne nje kohe qe Shqiperia ka hyre si trend, se bashku me Ballkanin, ne promovimin e saj tek paketat turistike. Prandaj eshte shume e rendesishme qe standartet e hoteleve te identifikohen dhe te jene te njejta me ato te rajonit. Nderkaq, edhe Maqedonia se fundmi, aplikoi standartin me yje, sic eshte ne BE dhe ne shpresojme qe me rregullimet ligjore, t’i identifikojme hotelet sic duhet. Sepse gjithe problemi eshte tek mbrojtja e konsumatorit. Pra qe ai ta dije se ku do te qendroje. Raporti cilesi dhe cmim, duhet te jete i balancuar, pikerisht fale ketyre standarteve.

Si shihet Shqiperia nga turistet e huaj? Si nje destinacion i vecante apo i perfshire brenda vendeve ballkanike? Cfare ka te vecante ajo per ta?

- Shqiperia ka nje gje te ndryshme nga te tjeret, se ne rast se Ballkani shihet si ish-Jugosllavi, Shqiperia shihet si Shqiperi. Pra, eshte e shkeputur dhe ka nje identitet me vete. Keshtu, nese per Malin e Zi, flitet per ish-Jugosllavine, nje sere treguesish te tjere e identifikojne vendin tone vetem me Shqiperine. Tek ne ata gjejne me shume se cfare prisnin. Vijne ne Shqiperi, me nje ide se do te ishte me keq, dhe largohen te kenaqur prej saj. Kjo sigurisht qe eshte nje gje mjaft pozitive dhe ndoshta elementi me i rendesishem qe Shqiperia shfaq ndryshe nga te tjeret. Ajo vleresohet edhe per mikpritjen, dhe komunikimin, e dashurine qe ne teresi shqiptaret kane ndaj te huajve dhe turistet ne pergjithesi. Duke mos i bere te ndjehen te perjashtuar, apo qe vetem duan t’i zhvatin. Domethene, Shqiperia per kete shihet ndryshe dhe madje renditet ne vendin 4-5 te Europes per kete fakt. Sikunder, turistet tek ajo vleresojne edhe gatimin, i cili u duket mjaft interesant dhe i natyrshem. E rendesishme, mbetet tek Shqiperia, edhe fakti qe ajo ka resurse me shume nga vendet e rajonit, ne krahasim me siperfaqen. Dhe ato, pavaresisht se vetem 2-3 jane te mbrojtura nga UNESCO, pjesa tjeter jane pergjithesisht vende, me atraksion mjaft te vecante. Ku kombinimi i turizmit te detit me ate te tokes, ben qe te vijne ne vendin tone, disa kategori turistesh.

Cilat jane konkretisht keto kategori?

- Te paret jane emigrantet, te cilet gjenden ne cdo vend te Europes. Ndersa kategoria e dyte, perfshin shqiptaret qe gjenden ne rajon, duke nisur qe nga ata te Kosoves, te Maqedonise. Dhe kategoria e trete, qe perfshin nje sasi prej 20% eshte ajo e turisteve qe vijne nga te gjitha vendet e botes. E rendesishme eshte qe te rritet shifra e ketyre te fundit, pasi ata kane edhe potencial te larte pagese, si gjermanet me nje kosto rreth 800 euro ne vit, vetem per turizmin. Turiste keta qe po kapen me shume nga Kroacia dhe Mali i Zi, por qe edhe ne Shqiperi kane shanse te vijne. Sepse vendi yne ka ende nje natyre reale dhe jashte asaj te rregulluar permes investimesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›