E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi ne Shqiperi, sivjet kontributi do arrije deri ne 7.9% e PBB-se

Sektori i turizmit, parashikohet qe te njohe nje ecuri optimale te tij gjate ketij viti ne vendin tone. Duke vijuar ne kete menyre trendin rrites te tij, shenuar gjate gjithe viteve te fundit. Ky fakt komunikohet nga Keshilli Boteror i Turizmit, ne raportin e tij me te fundit per vitin 2013, ku ka marre ne analize impaktin konkret te ketij sektori ne ekonomine shqiptare. “Kontributi i drejtperdrejte i turizmit ne PBB, gjate vitit 2012 ishte 6.1% e totalit te tij. Dhe parashikohet qe te rritet deri ne 7.9% gjate vitit 2013”-citojne ekspertet e ketij autoriteti kompetent per treguesit e turizmit ne rang boteror. Duke shtuar me tej, se kjo ecuri pozitive pasqyron kryesisht aktivitetin ekonomik qe gjenerohet nga pjese te tilla te industrise se turizmit, si hotelet, agjencite e udhetimit, kompanite ajrore, por edhe sherbimet e tjera te transportit te udhetareve. Pa perjashtuar, as edhe aktivitetet ekonomike te restoranteve, apo ato te kohes se lire, qe mbeshtesin drejtperdrejt turistet. Ne shifra konkrete, raporti i lartpermendur pohon se kontributi i turizmit ne ekonomine shqiptare ne teresi, varion nga 292.9 miliarde leke gjate vitit 2012, ne 312 te tilla gjate vitit 2013. Duke kaluar me tej, ne nje parashikim afatgjate 10-vjecar, deri ne 526 miliarde leke deri ne vitin 2023. Pra, synohet qe brenda nje dekade, te kemi nje dyfishim te te ardhurave qe gjeneron industria e turizmit si e tille, ne kuadrin e gjithe ekonomise shqiptare. Gjithmone ne kuadrin e kontributeve te sektorit te turizmit si te tille, Keshilli Boteror i Turizmit, konfirmon ne raportin e tij per vitin 2013, edhe faktin tjeter, se ne punesim, gjate vitit 2012, ai ka mundesuar hapjen e 51.500 vendeve pune, te cilat jane baraz me 5.5% te totalit. Ndersa per vitin 2013, parashikohet qe ky tregues te rritet deri ne nivelin prej 7.6%. Qe te gjithe keta, tregues mjaft pozitive te rritjes se kapaciteteve dhe potencialit te sektorit turistik ne Shqiperi, te cilet kete here nuk trumbetohen nga autoritetet shqiptare, por nga vete autoriteti i larte nderkombetar per monitorimin e treguesve te turizmit ne teresi.

Shqiperia “eksporton” vizitore, por me shume “importon” ...

Shqiperia eshte nje vend qe vazhdon te nxjerre shume vizitore jashte kufijve te saj per efekte turistike. Por me te shumte, jane ata qe vijne brenda territorit te saj, per ta vezhguar ate. Ky eshte konstatimi i bere nga ekspertet e Keshillit Boteror te Turizmit, te cilet japin edhe shifra konkrete. Konkretisht, sipas tyre, per vitin 2013, parashikohet qe vendi yne te terheqe nje total prej 2.725.000 vizitoresh te huaj ne territorin e saj. Shifer kjo, e cila brenda nje dekade, deri ne vitin 2023,

parashikohet te arrije deri ne 3.555.000 te tille. Duke konfirmuar keshtu, serish trendin rrites te turisteve te huaj qe vizitojne vendin tone.

Sa shpenzojne turistet kur vijne ne vendin tone?

Shpenzimet e udhetimit te nje turisti, brenda vendit tone, teksa ai e viziton ate ose edhe qendron per disa dite, kane nje pritshmeri rritjeje prej 9.8% gjate ketij viti, sipas parashikimeve te bera nga Keshilli Boteror i Turizmit. Duke kapur nje shifer deri ne 186 miliarde leke. Ndersa deri ne vitin 2023, ato parashikohet te arrijne nje total deri ne 332.5 miliarde leke. Sikunder, nje rritje eshte parashikuar edhe per bizneset e udhetimit, saktesisht me rreth 2.4% per vitin 2013, me nje vlere monetare prej 57.6 miliarde lekesh. Duke arritur deri ne 4.1% per vitin 2023, ose me nje vlere monetare prej 86 miliarde lekesh.

Leme pas, edhe vendet me tradite ne turizem

Per disa tregues te sektorit te turizmit, Shqiperia arrin te lere pas edhe disa vende te rajonit me tradite ne kete fushe. Konkretisht, sipas raportit te Keshillit Boteror te Turizmit per vitin 2013, per impaktin e turizmit si te tille ne punesim, Shqiperia le pas Qipron dhe Malin e Zi, duke u renditur e 112-ta, ndersa ato respektivisht ne vendin e 113-te dhe 114-te. Gje e cila ndodh edhe ne listimin per eksportimin e vizitoreve jashte vendit te saj, duke lene pas Malin e Zi dhe duke u parakaluar me vetem nje pozicion nga Qiproja. Kurse sa i perket kontributit real te turizmit ne ekonomine vendase, me renditjen e saj ne vendin e 42-te, Shqiperia arrin te kaperceje edhe vende si Turqia (76) dhe Italia (75) etj. Gje e cila ndodh ne fakt, edhe me krahasueshmerine e investimeve qe ka secili nga vendet e rajonit ne sektorin turistik. Konkretisht, lidhur me te, Shqiperia e renditur ne vendin e 162-te, le pas vende te tilla si Qiproja (177), Italia (178) apo Greqia (184).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›