E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, zhvendoset “Luftëtari kombëtar”

29/08/2011  “Preket” nga masterplani, çohet në magazinë

KORÇË- Zhvendoset për të katërtën herë monumenti i “Luftëtarit kombëtar” në Korçë. Zbatimi i projektit të masterplanit ka prekur edhe këtë objekt identifikues në qytet. Vepra e punuar nga mjeshtri i madh Odise Paskali është vendosur fillimisht në vitin 1932 në qendër të qytetit të Korçës dhe prej këtij viti numëron plot 4 zhvendosje. Punonjës të Bashkisë kanë hequr pjesën e skulpturës të punuar me mjeshtëri, për ta ruajtur atë në një magazinë, ndërkohë që në qendër të qytetit tashmë ka mbetur një bazament i zbrazët. Viti 1985 ishte ai i cili përkoi me zëvendësimin e parë të këtij monumenti në vend të të cilit u vendos busti i diktatorit Enver Hoxha dhe me tej Luftëtari Kombëtar, apo siç njihet nga qytetarët edhe ushtari i panjohur u zhvendos edhe disa herë të tjera. Për vite të tëra ky monument ka shërbyer jo vetëm si një vlerë, por edhe si një pikë referimi për qytetarët e Korçës. Nuk dihet tanimë edhe për sa kohë ky monument do të qëndrojë i magazinuar diku para se të mund të gjendet një hapësirë e re për tu vendosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›