E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Shullaz te Milotit ceremonia mortore per dy te vraret nga policia greke

Dy te arratisurit nga burgjet, që u bënë viktima te nje perleshje me policine greke, disa dite para ngjarjes ndodheshin ne Shullaz te Milotit. Xhaxha e nip u percollen per ne banesen e fundit.
Xhaxha e nip ishin larguar disa ditë më parë drejt Greqisë.
Në Shullaz të Milotit, aty ku dhe u bë ceremonia mortore për të vrarët gjatë përplasjes me policinë greke, po thuren legjendat e para. Familjarët nuk pranojnë të flasin, por pohojnë faktim se vetëm disa ditë më parë Flamur dhe Ermir Sinani 40 dhe 25 vjeç ishin në fshat.
Ermiri i arratisur nga Trikalas, Flamuri nga burgu i Larisas në 2006, dikujt i kishin bërë një premtim për ta nxjerrë nga burgu.
Ndaj edhe pse në kërkim, kaluan kufirin të armatosur. Kjo është ajo çfarë dinë banorët e këtushëm, ndërsa marrin pjesë në varrim. Mbrëmjes të së martës forcat speciale greke u përplasën me të armatosurit që po ecnin në këmbë. Dy shqiptarët mbetën të vrarë. Më pas u njoftua se viktimat ishin dy shqiptarë të arratisur nga burgjet greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›