Në Singapor çmenden pas Ronaldinjos
Pato ngatërrohet me Kakanë!
Ronaldinjo-Pato-mania zbarkon në Lindjen e Largët. Pas Milanos dhe Milanelos, vendi i çmendur nga dy brazilianët e kuqezinjve është tani Singapori, ku kombëtarja olimpike e "Selesaos", e nisur pas grumbullimit në Gjenevë, ka zbritur pas 12 orëve udhëtim. Aeroporti vendës ka qenë i bllokuar gjatë gjithë pasdites. Prania e Ronaldinjos, pas mbërritjes, ka ndezur entuziazmin e njerëzve të pranishëm që kishin dalë posaçërisht që ta prisnin yllin e Milanit. Foto dhe fotografi me njerëz të zakonshëm dhe me autoritetet. Edhe drejtori i aeroportit mbajti radhën për të përqafuar ish-sulmuesin e Barcelonës. Ka qenë kurioz gabimi i disa tifozëve, kur e ngatërruan Paton me Kakanë. Dhe të qeshurat nuk kishin mbarim. Ka qeshur edhe Galiani, në kontakt të vazhdueshëm telefonik me "xhevahirët" e tij. Më 1 gusht Brazili olimpik do ta sfidojë në një miqësore Vietnamin në Hanoi. Debutimi në Lojërat Olimpike do të jetë më 7 gusht kundër Belgjikës (Zelanda e Re dhe Kina janë kundërshtaret e tjera të Grupit C).