E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet sot KLD-ja, Topi “betejë” mazhorancës

 Mazhoranca shpreson dhe ka kërkuar që nënkryetari të jetë nga radhët e saj, por Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka bërë sfidë në këtë drejtim, duke theksuar se kandidati propozohet prej tij.

Megjithatë, gjithçka pritet të sqarohet ditët e sotme, ku në pikën e parë të rendit të ditës së mbledhjes së KLD-së është zgjedhja e nënkryetarit. Por, ky emërim bëhet me votat e anëtarëve të këtij institucioni, çka kandidatura e propozuar nga Kreu i Shtetit, duket të votohet.

Pak ditë më parë, Parlamenti përzgjodhi Elvis Cefën si anëtar i KLD-së, pas largimit të Kreshnik Spahiut nga ky post dhe mazhoranca kërkon Cefa të jetë edhe nënkryetar duke pretenduar si ky post i takon pikërisht atij. Mbledhja pritet të shoqërohet me debate midis përfaqësuesve të mazhorancës në Këshill dhe të zgjedhurve të Presidentit. /Start/

                                                                                             2012-04-16 09:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›