Vazhdojnë protestat në mbarë Greqinë
Athinë - Kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshme protestat në Greqi. Demonstruesit janë mbledhur në qytete të ndryshme ku kanë vijuar me kërkesat e tyre për dorëheqjen e qeverisë Karamanlis. Qendra e protestuesve në Athinë ka qenë sërish sheshi Omonia. Në rrugën Mihalopulu të lagjes Ambelokipi ka patur përplasje midis tyre dhe policisë. Protestuesit I kanë vënë flakën një makine policie ndërkohë që uniformat blu kanë hapur zjarr në ajër. Burime policore bëjnë të ditur se shoferi që drejtonte automjetin ka arritur të dalë nga makina vetëm në momentet e fundit para shpërthimit, duke i shpëtuar kështu vdekjes.
Më te qetë kanë qenë protestuesit në Selanik, të cilët kanë marshuar në mënyrë paqësore pranë godinës së Ministrisë Maqedono-trakase.
Në Janinë, një grup protestuesish kanë hyrë në godinën e bashkisë së qytetit dhe kanë transmetuar gjithçka ka ndodhur nga një radio lokale.