E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Shtatë Motrave të Serie A

Nga Eurosport

25072013_Sette_sorelleTek Napoli fluturojnë, dhe me një Aurelio De Laurentiis të entuziazmuar presin edhe blerje të tjera. Higuain bërë që tifozët të kalonin në delir, ndërsa Benitez, ende pa filluar akoma ka bërë që Walter Mazzarri të jetë tashmë vetëm një kujtim. Në Torino janë të qetë. Juventusi dy herë kampion rresht ka rregulluar repartin ofensiv dhe ka futur një element si Ogbona në mbrojtje, nën drejtimin e Kontes është gjithçka e mundur. Në Firence ëndërrohet. Një entuziazëm i tillë nuk shikohej që nga kohët e Trap, Gabriel Omar Batistuta dhe nga lojërat Edmundos; dhe me Mario Gomez dhe Josip Ilicic në sulm futbolli i Montelës bëhet edhe më i rrezikshëm. Në Milano, në krahun e Interit, po provohet për të krijuar diçka të rëndësishme. Bazat kësaj herë janë të sigurta: Walter Mazzarri. Pra, le ta themi qartësisht kishte kohë që nuk shikohej një Serie A kaq kompetitive, që nga kohët e arta të shtatë motrave, dhe tashmë, të paktën në letër, ky kampionat premton të jetë drithërues. Janë të paktën 4 (ose ndoshta 5) skuadra që mund të luftojnë për titullin. Dhe pas tre vitesh kur drejtonte vetëm një skuadër, viti i parë – Milan i Alegrit, dy vitet e tjera – Juventusi i Kontes, tashmë ka rivalitet.

JUVENTUS
Të nisemi nga bardhezinjtë. Të gjithë bien dakord në nxjerrjen e tyre si favoritë. Një vit si të pathyeshëm, ndërsa kampionati i dytë nuk u vu kurrë në diskutim, një sistem loje i kolauduar, një mentalitet fitues dhe vetëm një njëri në komandë duke dirigjuar të gjitha operacionet. Pastaj Carlos Tevez, Fernando Llorente dhe Angelo Ogbonna janë përforcime të forta. Nuk ke çtë shtosh më shumë, por kujdes sepse me kokën në Europë, ku Konte do që të provojë gjithçka, këtë vit diçka mund ta lërë në kampionat.

NAPOLI
Favoritët numër një për të rivalizuar kampionët në fuqi deri në javën e fundit janë lojtarët e Rafa Benitez. Presidenti De Laurentiis ka krijuar një Napoli të nivelit ndërkombëtar. Callejon dhe Mertens, Pepe Reina dhe Raul Albiol, por mbi të gjitha Gonzalo Higuain. Dhe akoma nuk ka mbaruar. De Laurentiis kërkon edhe Jakson Martinez, e në këtë mënyrë Napoli këtë vit është i aftë të luftojë deri në javën e fundit.

FIORENTINA
Kujdes, Firence po ëndërron. Nëse tek Napoli kanë ardhur përforcime, Prade ka arritur të bëjë në Firence me pak para disa kryevepra. Me Josip Ilicic dhe Mario Gomez (pas harruar Xhuzepe Rosin) Montela tani me një përforcim të vogël edhe në mbroje mund të shkojë edhe më larg se sa Fiorentina e Trap dhe Batistutës.

INTER
Është e vërtetë që tek Interi nuk ka ardhur emra të mëdhenj, por kujdes nga Interi dy arsye kryesore: 1. Ka ardhur një trajner që do tu nxjerrë gjak lojtarëve. 2. Zikaltrit luajnë vetëm njëherë në shtatë. Eksperienca e Juventusit të Kontes që e mbylli kampionatin 2011/2012 të pathyeshëm mëson shumë për këtë gjë.

MILAN
Grupit të katër favoriteve është nevoja ti shtosh edhe Milanin e Alegrit. Është e vërtetë që deri tani mes kuqezinjve dhe të tjerëve është një boshllëk më merkato, por prisni deri në fund të merkatos. Historikisht Galiani dhuron diçka në orët e fundit. Me disa blerje të vogla në mesfushë dhe me Balotellin ed dhe Shaarawy përpara si mund të mos jetë favorite?!

ROMANET
Dhe vijnë romanët, por në letër është gjithçka për tu parë. Nga njëra anë organizimi Petkovic ka treguar se sa lart mund të shkojë kjo Lacio, e nga ana tjetër kualiteti ii kësaj Rome (që i shtohet edhe Strootman), është i një niveli tepër të lartë. pra së me Romën dhe Lacio rikthehet edhe njëherë grupi i shtatë motrave…

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›