Në TKK audicion për “Peer Gynt”

Audicioni për “Peer Gynt” e Henrik Ibsenit dhe regjisorit Slobodan Unkovski do të bëhet në bashkëpunim të tri teatrove shqiptare në formën e një koproduksioni regjional ndërmjet Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Shqiptar të Bajrush Mjakut dhe Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “MESS” nga Sarajeva.
Tashmë për inskenimin e kësaj shfaqje kanë siguruar një mbështetje të solide materiale nga “Ibseniada” në Norvegji, nga Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “MESS” nga Sarajeva dhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.
Kjo shfaqje ka gjetur përkrahje edhe nga Ministria e Kulturës së Kosovës. Kjo vepër e Ibsenit inskenohet për herë të parë në gjuhën shqipe ndërsa audicioni mbahet sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 11.